Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Kultura

 “Visual Art Gallery”, me mbi 240 vepra të piktorëve botërorë në Tiranë

 “Visual Art Gallery”, me mbi 240 vepra të piktorëve

VAG (Visual Art Gallery) erdhi për herë të parë në Shqipëri, me mbi 240 vepra të piktorëve më të famshëm botëror. Në eventin organizuar nga “Dardan Studio”, veprat u projektuan në pesë ekrane me një sipërfaqe mbi 400 metra katrorë. Galeria në qiell të hapur dhe hyrja e lirë nga data 4-7 gusht ora 21:00-00:00 te sheshi “Skënderbej” për të gjithë ata që ndoqën “Visual Art Gallery”. Projeksioni i variantit 3d mapping zëri i fundit i teknologjisë solli veprat e muzeut të Luvrit apo të d'Orsay në qendër të Tiranës. Drejtuese e projektit, që u zhvillua në sheshin “Skënderbej” Raelva Shabanaj, shprehet se e veçanta tjetër është që pikturat janë të përpunuara grafikisht, duke bërë që objektet brenda veprës të jenë në lëvizje. Ajo pohon se ideja e projektit lindi në kushtet e pandemisë kur prej protokollit nuk mund të merret pjesë në shfaqje artistike, në ambiente të mbyllura. “Menduam si organizator të eventit unë, Gent Prizreni dhe Agim Poçari se njerëzit kanë nevojë për pak art sidomos në kushte të tilla, ku presioni psikologjik është shumë i fortë. Fuqia e artit shpesh shërben si ilaç për të kaluar situata të vështira sidomos nga tejngopja me informacione dhe lajme, që gjatë gjithë kohës flasin për pandeminë”, tregon Shabanaj për këtë event në Tiranë. Në një kohë të tillë që po kalojmë, Raelva Shabanaj tregon se eventi i shërbeu jetës artistike në Tiranë. Sipas saj edhe komentet e atyre që e ndoqën gjatë disa mbrëmjeve ishin me vlerësime. “Duke qenë se ky event vjen në një format unik të shfaqjes së mbi 240 veprave të piktorëve më të famshëm botëror në variantin me projeksion, ishte një risi për ne dhe për gjithë publikun që pikërisht këto piktura për të cilat duhet të shpenzosh për t'i parë në muzetë më të mëdhenj në botë si muzeu i Luvrit apo muze d'Orsay, të vinin në qendër të Tiranës në variantin 3d mapping në një sipërfaqe projeksioni gjigante, ku secila vepër mund të shihej me 10-fishin e përmasave normale në një muze. Komentet e artdashësve dhe publikut sikurse edhe prania e tyre gjatë këtyre 4 netëve ishin kënaqësia më e madhe, që morëm si organizatorë kjo kuptohet edhe falë mbështetjes së Bashkisë Tiranë”, thotë Shabanaj. Në event u shfaqën vepra të autorëve si Van Gogh, Monet, Renoir, Cezanne, Da Vinci, Manet, Klimt, Rembrandt, Goya, Vermeer, Botticelli, Bosch, etj.