BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x

Kultura

Viti i Akademizmit, një ekspozitë filatelike me portrete të akademikëve shqiptarë

Viti i Akademizmit, një ekspozitë filatelike me portrete të

Në kuadër të Vitit të Akademizmit, në 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave, Posta Shqiptare hapi ekspozitën filatelike me portrete të akademikëve shqiptarë të përuruar në emisione postare. Ekspozita që u hap më 29 shtator, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë u përgatit nga Posta Shqiptare në bashkëpunim me ASH dhe u çel në mjediset e saj. Administratorja e Postës Shqiptare znj. Anisa Kaltanji dhe kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi morën pjesë në çeljen e ekspozitës në hollin e Akademisë së Shkencave. Në ceremoninë e hapjes folën akad. Vasil S. Tole, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe znj. Anisa Kaltanji. Znj. Anisa Kaltanji, administratorja e Postës Shqiptare tha se kjo ekspozitë vjen në kuadër të ngjarjeve të planifikuara për 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave më 10 tetor 2022 dhe për 110-vjetorin e Postës Shqiptare më 5 dhjetor 2022. Akad. Vasil Tole tha se ekspozimin e pullave postare me portretet e akademikëve, posta e bën në kuadër të 110- vjetorit të saj, prej kur qeveria e Ismail Qemalit, një javë pas ngritjes së Flamurit të Pavarësisë, ngriti ministrinë e Post Telegrafës me në krye Lef Nosin. Ky koleksion, pjesë e arkivit të Postës Shqiptare përmban pullat me figurat e Aleks Budës, Eqrem Çabej, Ismail Kadare, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Kristo Frashëri, Odhise Paskali, Dhimitër Shuteriqi dhe Dritëro Agolli, të cilat u ekspozuan së bashku për herë të parë për publikun e gjerë. Pjesëmarrës ishin edhe familjarë të këtyre personaliteteve, akad. Dhimitër Haxhimihali, dhëndër i Aleks Budës, Floriana Paskali (vajza e akad. Odhise Paskalit), Etleva Domi (vajza e akad. Mahir Domi) dhe Eglantina Demiraj (vajza e akad. Shaban Demiraj). Floriana Paskali, Etleva Domi dhe Eglantina Demiraj folën në emër të familjarëve të akademikëve të përuruar në pullën postare shqiptare dhe kujtuan me krenari kontributin ndër vite të të afërmve të tyre.