Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Viti i Skënderbeut, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell premierën “Kumt”

Postuar: 23/09/2018 - 08:03

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell premierën e re “Kumt”. Me regji dhe koreografi nga Gjergj Prevazi, koreodrama vjen në skenë në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit. Gjatë këtij viti janë zhvilluar veprimtari të ndryshme artistike dhe kulturore, por këtë herë premiera me regjinë e koreografit të njohur Gjergj Prevazi është mbrëmjen e datës 26 shtator në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. “Kumt” është koreodramë e punuar nga koreografi Gjergj Prevazi, nën udhëheqjen artistike të Ylber Asllanajt.

Muzika është realizuar nga Valton Beqiri, ndërsa kostumografia vjen e realizuar për këtë shfaqje me artistët e ansamblit “Shota” nga Vesa Kraja. Po ashtu ky ansambël aq i njohur në Kosovë, por me koncertet e tij gjithashtu dhe Shqipëri më parë këtë vit pati edhe një premierë tjetër, atë me titull “Lulet e Marsit”, të autorit Xhemali Berisha. Kjo premierë u realizua për nder të 20- vjetorit të “Epopesë së UÇKsë” dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” me shfaqjen e re “Kumt”, që këtë herë është realizuar me regjinë e koreografit Prevazi pas premierës në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk do të mungojë dhe në një festival teatri, që nis në muajin tetor.

Në Dibër të Maqedonisë do të mbahet edicioni i XVIItë i festivalit teatror “Teatri Shqiptar në Maqedoni” nga data 5- 11 tetor. Në hapjen e festivalit do të prezantohet Ansambli i Këngëve dhe Valleve nga Kosova “Shota” dhe shfaqja përshëndetëse- koreodrama “Kumt”, kushtuar figurës historike Gjergj Kastriot Skënderbeu. Koreografi Gjergj Prevazi, që këto ditë ndodhet në Kosovë për premierën e tij të radhës, edhe në skenën e Tiranës ka prezantuar shfaqje të ndryshme në vijim të aktivitetit të tij. Por ky sezon artistik për Prevazin nis me një premierë koreodramë, që mban emrin “Kumt”.

Aktiviteti i ansamblit “Shota”

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” është themeluar më 30 Shtator 1950, si ansambël shtetëror. Ansambli “Shota” ka si objekt të veprimtarisë së vet, zhvillimin e artit skenik, ruajtjen e trashëgimisë kulturore-shpirtërore, realizimin e vlerave skenike, zhvillimin dhe kultivimin e vlerave etnomuzikologjike e etnokoreografike si dhe promovimin e tyre brenda dhe jashtë vendit. Në Mars të vitit 1964, u krijuan sërish kushtet për rithemelimin e Ansamblit Profesional të Këngëve dhe Valleve. Kështu në këtë periudhë, sërish me vendim të Kuvendit të Kosovës, u riaktivizua ky ansambël i cili u emërtua Ansambli Shtetëror “Shota”. Periudha 1950-1954 kryesisht kishte shërbyer për të ndërtuar trupën artistike, në periudhën pas vitit 1964, ansambli “Shota” luajti një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e këngëve dhe valleve popullore të Kosovës.

Ky ansambël bëri afirmimin e vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta ekzotike, me të cilat ky ansambël është prezantuar në më se 50 shtete të ndryshme të botës, në të gjitha kontinentet. Ansambli “Shota” ka shfaqur koncerte në Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi dhe Australi. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, para disa kohësh është shpërblyer me çmimet më të rëndësishme të festivalit “Vitosha folk fest 2018”. Ky festival u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Artistët morën tre çmimet kryesore, duke filluar me çmimin e parë, koreografia më e mirë dhe muzika më e mirë./ Nga Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 07:30

Filmi “Delegacioni” u vlerësua si më i miri në Festivalin e Varshavës.

Postuar: 23/10/2018 - 07:27

 Ekspozita "Rrëfimet e një koleksioni albanologjik: Shqiptarët dhe Shqipëria nga Skënde

Postuar: 23/10/2018 - 07:26

Buxheti i ulët për realizimin e projekteve në jetën artistike i vendos në vështirësi organizatorë

Postuar: 21/10/2018 - 13:55

Aktori i njohur i skenës teatrale dhe kinematografisë shqiptare,  Neritan Liçaj tregon se ës

Postuar: 21/10/2018 - 07:47

Aktori i njohur italian Michele Placido është shprehur për Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar shem

Postuar: 21/10/2018 - 07:46

Ekspozita “Chagall: Graviteti Magjik” prezanton për publikun më shumë se 180 gravura