Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Kultura

Vittorio Sgarbi në Galerinë Kombëtare të Arteve, Margariti: Një nga vizitat e rralla

Vittorio Sgarbi në Galerinë Kombëtare të Arteve, Margariti:

Kritiku i artit italian Vittorio Sgarbi vizitoi Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. I shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margarit, kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian Vittorio Sgrabi u njoh me veprat e ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ministrja e Kulturës Elva Margariti për këtë vizitë shprehet se ishte kënaqësi, që shoqëroi në Galerinë Kombëtare të Arteve një personalitet si Vittorio Sgarbi. Sipas ministres së Kulturës, kjo vizitë krijoi mundësinë dhe për të shkëmbyer ide për fushën e artit. “Një nga ato vizitat e rralla sot në Galerinë Kombëtare të Arteve! Pata kënaqësinë ta shoqëroj në një tur nëpër pavijonet e GKA-së, kritikun e artit, një nga njerëzit më interesantë dhe një mik të Shqipërisë, Vittorio Sgarbi. Gjatë kësaj vizite patëm mundësi të shkëmbenim ide dhe pse jo, projekte në fushën e artit”, pohon ministrja e Kulturës Margariti, që ka postuar dhe foto gjatë kësaj vizite në Galerinë Kombëtare të Arteve. Gjatë kësaj vizite në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve, kritiku italian Vittorio Sgarbi vizitoi edhe pavijonin e skulpturave, ekspozitën “Tirana Pasion” apo dhe atelienë e restaurimit, ku pa nga afër vepra të Kol Idromenos, që janë restauruar. Pas në GKA në Tiranë, ministrja e Kulturës Elva Margarit shprehet se udhëtimi i Vittorio Sgarbit vijoi edhe në parkun e Apolonisë. “Me një interes të posaçëm për trashëgiminë kulturore, udhëtimi i tij vijoi drejt Apolonisë, një prej parqeve të jashtëzakonshme arkeologjike në Shqipëri, dikur kryeqendër kulture e arsimi, sot një atraksion turistik”, thotë ministrja e Kulturës. Qyteti antik i Apolonisë është themeluar në shekullin e gjashtë para Krishtit. I ndërtuar në tokat e Taulantëve Ilirë nga kolonizatorë grekë, qyteti ishte më i rëndësishmi nga mbi 20 qytetet në të gjithë Mesdheun, që merrnin emrin e perëndisë së muzikës dhe poezisë, Apolon. Falë monumenteve e rrënojave të shpërndara në kodrat e parkut arkeologjik (më i madhi në Shqipëri), preket nga afër shkëlqimi i periudhës helenistike dhe romake. Sikur të mos mjaftojë thesari arkeologji, që vizitohet në park, brenda mureve gjendet dhe Manastiri dhe Kisha e Shën Mërisë, të cilat së bashku me muzeun Arkeologjik që ndodhet brenda manastirit, i shtojnë akoma më shumë vlerat historike, arkitekturore e kulturore të parkut.