BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Kultura

Vizatime dhe skica të realizuara në vitin 1967, si dhe skulptura nga Mumtas Dhrami në një ekspozitë

Vizatime dhe skica të realizuara në vitin 1967, si dhe skulptura nga

Vizatime dhe skica realizuar gjatë një vizite të delegacionit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Kinë në vitin 1967 janë pjesë e ekspozitës së profesor Mumtas Dhramit, në galerinë FAB. Në ekspozitën që u hap këto ditë pjesë e saj janë dhe punime në skulpturë. Ekspozita “Kujtime nga Kina 1967” në galerinë FAB që përmban rreth 100 vizatime dhe skica vjen në vijim të aktivitetit të skulptorit të popullit Mumtas Dhrami. Një prej personaliteteve të artit shqiptar, profesor Dhrami tregon ndër të tjera se dekada më parë kishte një ëndërr, që të prekte nga afër artin e veçantë të Kinës. “Në vitin 1967 kjo ëndërr mu realizua kur unë isha pjesëtar i delegacionit të Lidhjes së Artistëve, bashkë me shkrimtarin Ismail Kadare dhe ushtarakun Resul Bedo që e kishim si kryetar delegacioni, e krahas Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore vizituam Kinën. Qysh atëherë kanë kaluar shume vite, me zhvillime politike të papritura, të cilat nuk ma lëkundën dashurinë që ndjeja për Kinën dhe njerëzit e saj. Këtë dashuri të ruajtur për vite e mblodha në këtë ekspozitë për ta ndarë së bashku”, shprehet profesori në tekstin e tij. Skulptori i njohur Mumtas Dhrami tregon ndër të tjera se dikur, në vitet e studimit 1957-1961 në Akademinë e Arteve (Instituti I.E Rjepin) të Leningradit, sot Shën Peterburg, ishte në një klasë me studentin kinez, që e quanin Dun Zu Ji. Të dy u miqësuan shumë, por profesori tregon se fatkeqësisht i ndanë si rezultat i zhvillimeve politike. “Larg atyre zhvillimeve ne e kishim ruajtur miqësinë tonë të paprekur. Gjatë vizitës sime në Kinë pata një nga gëzimet e mëdha që provova kur ne u takuam pas shtatë vitesh ndarje. Asgjë nuk e kish prekur miqësinë tonë. Ashtu si dikur, kur ishim bashkë në atelietë e skulpturës Duni më qëndroi pranë dhe më dha një ndihmë të çmuar për realizimin e punimeve të mia”, tregon ai.

Një përmbledhje e punëve

Profesor Mumtas Dhrami shprehet se gjatë asaj vizite atë vit në Kinë pa dhe punoi me mjaft punëtorë, fshatarë, intelektualë, studentë, ushtarë e artistë të operas kineze. “Pashë mjaft qytete, fabrika, uzina e kantiere pune. Gjithçka ishte mjaft mbresëlënëse, dhe mbi çdo gjë më prekte dashuria e mikpritja, kudo ku shkuam. Gjatë punës me modele të ndryshme shkëmbenim mendime dhe përkthyesja jonë He Daming (në shqip do të thotë Drita) që kishte studiuar në Tiranë, na qëndronte e gatshme për të na treguar gjithçka”, shkruan ai në tekstin e tij. Ndërsa tregon për vizitën në 1967 në Kinë, vendet që pa, admirimin për peizazhet, arkitekturën, parqet, etj, profesor Dhrami thotë se në këtë ekspozitë ka përmbledhur disa punime. “Janë emocione të hedhura direkt si fryt i dashurisë dhe respektit për ç’ka pashë në jetën e vrullshme të atij populli të madh e të talentuar, që e do vendin e vet dhe punon për ta zhvilluar e përparuar atë më tej. Kina nuk është më ajo që unë pashë në vitin 1967. Tani Kina është krejt tjetër; një vend kolosal me një zhvillim mahnitës”, shkruan skulptori i njohur. Në hapje të ekspozitës së profesor Dhramit në galerinë FAB ishin të pranishëm i ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri z. Wang Dexin, kryetarit i Këshillit të Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi, dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura prof. Artan Peqini, artistë dhe më gjerë. Ekspozita do të qëndrojë në galerinë FAB të Universitetit të Arteve deri më 4 tetor. Skulptori Mumtaz Dhrami është laureat i çmimit të nderit në Bienalen e Aleksandrisë (1964), laureat i disa çmimeve dhënë nga shteti shqiptar, mban titullin "Skulptor i Popullit" që nga 1978.