BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x

Kultura

Vjeshta, Amsterdami, Parisi, Katedralja Notre-Dame dhe piktura të tjera në ekspozitën “Golden Afternoon”

Vjeshta, Amsterdami, Parisi, Katedralja Notre-Dame dhe piktura të tjera

Vjeshta, peizazhe nga Amsterdami apo dhe Katedralja NotreDame janë disa prej punimeve pjesë e ekspozitës “Golden Afternoon”. Piktori i njohur Arben Golemi vjen këtë vit me një tjetër ekspozitë personale, me punime që i takojnë dy periudhave në vite të ndryshme. Piktori tregon se në këtë ekspozitë që u hap në “Golemi Art Gallery” janë 38 punime. “Ekspozita është me punime vaj në letër. Janë punime që i takojnë të dy periudhave, të vitit 2014 dhe të vitit 2019. Janë 38 punime të ekspozuara në ekspozitë, nga të cilat 20 punime janë të vitit 2014 vaj në letër dhe pjesa tjetër janë po vaj në letër, por të vitit 2019”, tregon piktori Arben Golemi. Punët në ekspozitën “Golden Afternoon” janë tema të lira, peizazhe ku predominon Amsterdami. Piktori Arben Golemi thotë se si gjithmonë nuk mungon edhe Parisi në punët e tij. “Lidhja organike që kam unë me pikturën holandeze me Rembrandt, Vermeer, Van Gogh me gjithë këta është një lidhje shpirtërore, që kam unë me Amsterdamin. Për mua është një qytet shumë interesant për ta pikturuar, por që ka dhe muzeumet e të gjithë yjeve të pikturës botërore. Me Amsterdamin kam lidhje shpirtërore të pikturës. Vetë pikturën e kam filluar nga Van Gogh. Shumica janë peizazhe të Amsterdamit. Pastaj janë disa punime peizazhe të vjeshtës. Si gjithmonë kemi Parisin, ku të rëndësishme në këtë ekspozitë janë tre peizazhe të Katedrales së Ruenit. Janë tre katedrale gotike, që i gjejmë në këtë ekspozitë. Padyshim që kemi Notre -Dam në Paris, pjesë e ekspozitës janë dhe peizazhe nga Roma, etj”, tregon piktori për ekspozitën, por nuk mungojnë dhe peizazhe të Beratit.

Aktiviteti në vijim

Piktori Arben Golemi vjen me këtë ekspozitë personale pas asaj me titull “City landscape”. Në të njëjtën galeri ku po ekspozohen pikturat e tij prej kohësh, piktori Arben Golemi thotë se në vijim do të ketë dhe të tjera ekspozita të autorëve të ndryshëm. “Në fillimet e vitit që vjen do të kem një ekspozitë personale tek galeria FAB, ndërsa do të vijojë dhe cikli i ekspozitave po në “Golemi Art Gallery” i piktorëve të tjerë të njohur. Në vijim do të ketë ekspozita personale të autorëve të tjerë apo dhe ekspozita të mia, si dhe ekspozita në grup në mënyrë të vazhdueshme”, tregon piktori. Ekspozita “Golden Afternoon” do të qëndrojë deri më datë 25 tetor për publikun në “Golemi Art Gallery” në Tiranë. Piktori Arben Golemi është i vlerësuar me aktivitetin e tij. I formuar si arkitekt në Universitetin Politeknik e më pas për Teori Arti në Akademinë e Arteve, ai do ta prezantonte veten si piktor në disa ekspozita personale në qytetin e tij të lindjes, Berat, duke filluar nga vitet ’80 e më pas përgjatë gjithë viteve ’90, përkrah emrave më të rëndësishëm të pikturës shqiptare në shumë aktivitete, sa brenda e jashtë vendit. Kultura e gjerë artistike, udhëtimet e shumta në Evropë, Japoni, SHBA, vizitat në muzetë botërore dhe kontakti me krijimtarinë e mjeshtrave klasikë dhe modernë bashkëkohorë ndikuan fuqishëm tek artisti në orientimin e tij drejt një arti modern, dekorativ, ku mbizotërojnë imazhe nga arkitektura dhe natyra.