BREAKING NEWS

Takimi sekret i elitës ruse në Moskë nxjerr planin e fshehtë që po përgatit Vladimir Putini për Ukrainën, lideri rus humb shpresat për fitore, fjalimi i Peskov trondit Kremlinin

Takimi sekret i elitës ruse në Moskë nxjerr planin e fshehtë
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Çfarë po ndodh me PD-në e Alibeajt? Tërhiqet një tjetër kandidat për kryetar bashkie

EMRI/ Çfarë po ndodh me PD-në e Alibeajt? Tërhiqet
x
BREAKING NEWS

Britania me dorë të hekurt ndërmerr planin ‘ekstrem’ ndaj emigrantëve ilegal, kush kalon kanalin Anglez, do të strehohet në...

Britania me dorë të hekurt ndërmerr planin ‘ekstrem’
x
BREAKING NEWS

Ankimimi i familjarëve të 4 të vrarëve më 21 janar, GJKKO merr vendimin për çështjen

Ankimimi i familjarëve të 4 të vrarëve më 21 janar,
x
BREAKING NEWS

NATO nxeh gjakrat mes Vladimir Putinit dhe Erdoganit, ja lëvizja që mund t’i kthejë dy miqtë kundër njëri-tjetrit dhe plani i SHBA për të eliminuar grupin rus “Wagner”

NATO nxeh gjakrat mes Vladimir Putinit dhe Erdoganit, ja lëvizja që
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha merr vendimin më të fundit dhe dorëzon në Këshillin e Evropës...

Lulzim Basha merr vendimin më të fundit dhe dorëzon në
x
BREAKING NEWS

Thika përgjak Tepelenën, 42-vjeçari godet rëndë gruan dhe më pas veten

Thika përgjak Tepelenën, 42-vjeçari godet rëndë gruan
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Shtyhet procesi gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit

Çfarë ndodhi? Shtyhet procesi gjyqësor për inceneratorin e
x

Kultura

Vladimir Doda: Sot ka tendencë të financohen shfaqje apo evente në dukje sensacionale, por që nuk kanë përmbajtje dhe publikut nuk i flasin fare

Vladimir Doda: Sot ka tendencë të financohen shfaqje apo evente

Jeta artistike dhe kulturore në vend i përball artistët me probleme të ndryshme. Për një regjisor sot të realizosh një shfaqje teatrore nuk është e lehtë. Regjisori Vladimir Doda në intervistën për gazetën “SOT” thotë se kur bën një projekt teatror puna artistike ka problematikat e veta, por nëse nuk ke një strukturë teatri nga mbrapa lodhja bëhet dhe më e madhe. Regjisor dhe autor tekstesh Vladimir Doda ka vërejtje dhe për Ministrinë e Kulturës në vend, që sipas tij duhet të bëjë më shumë për artistët dhe jetën artistike. Problem për regjisorin Vladimir Doda është se ka tendencë të financohen shfaqje apo evente në dukje sensacionale, por që nuk kanë përmbajtje. Regjisori Vladimir Doda me projektet e tij është një nga artistët që ka treguar vëmendje dhe për angazhimin e të rinjve. Ai thotë se tek të rinjtë sot shikon energji dhe dëshirë për t’u angazhuar në teatër. I angazhuar në fushën e teatrit me projekte të ndryshme, si regjisor Vladimir Doda tregon se në vijim në punën e tij shpreson të sjellë në skenë “Muratorët”, komedi nga Edoardo Erba

-Gjatë kësaj kohe si regjisor jeni marrë me projekte teatrore, ku janë angazhuar të rinjtë. Çfarë patë tek këta të rinj për punën me teatrin, me të cilët keni sjellë në skenë shfaqje teatrore?

Jam marrë shpesh me të rinjtë, sepse së pari në Shkodër ka 3 vite që angazhohem, si një pjesë e kolegëve aktorë të Teatrit Migjeni, për festivalin teatror të shkollave të mesme. Pastaj kam gjetur mbështetje për të punuar me të rinjtë edhe me anë të apo qendra të ndryshme rinore si në Shkodër, Lezhë apo së fundmi Kurbin. Tek të rinjtë shikoj vazhdimisht energji dhe dëshirë për t’u angazhuar. Disa më ka qëlluar ti thërras edhe kur bëj më pas shfaqje të tjera, sepse shikoj talentin dhe seriozitetin. Pastaj për moshën që kanë mjafton, është mirë që nuk kanë përgjegjësitë që mund të kemi ne profesionistët që jetojmë me këtë profesion. Si moshë u lejohet të gabojnë.

-Jeni regjisor dhe autor, ku një nga veprat tuaja teatrore është dhe “Princesha e Dyrrahut”. Një komedi për të cilën ju më herët jeni shprehur se përmes ngjarjeve është dhe realiteti për të cilin duhet të flasim. Kjo vepër a do të rikthehet sërish në skenë?

“Princesha e Dyrrahut” nuk e di a do kthehet, duhet pyetur teatri “Aleksandër Moisiu”. Po tashmë s'ma merr mendja. Mua më dhemb që nuk u shfaq më sepse, përveç shtypit, është pritur shumë mirë nga publiku si në Durrës apo dhe në Tiranë. Dhe jo vetëm nga të njohurit e mi, por kam dhjetra mesazhe përgëzimi nga publiku që ka parë shfaqjen.

-Si autor në veprat tuaja ju i përcillni dhe mesazhe publikut. Por sa ju ngacmon realiteti sot me problematikat për prurjet në skenë?

Çdo gjë bëhet për të komunikuar apo përcjell diçka te publiku dhe çdo shfaqje e imja lidhet ngushtë me realitetin. Jo domosdoshmërisht vetëm me të tashmen, por edhe se si trajtojmë të kaluarën apo shpresat dhe dyshimet për të ardhmen, etj. Jam totalisht i lidhur me realitetin, sepse çdo shfaqje që përgatit e konsideroj si të fundit, dhe pse shumicën e rasteve ndodh të jem i angazhuar në dy projekte paralelisht (sepse shtyhen dhe akumulohen projektet). Prandaj realiteti përveç se më ngacmon edhe më shpërqendron tejmase me kakofoninë e problematikave.

-Sa e vështirë është për një regjisor sot të realizojë një produksion teatror, me çfarë vështirësish përballet?

Vështirësitë për një regjisor janë shumta. Kur bën një projekt me një teatër dhe puna artistike ka problematikat e veta. Por nëse nuk ke një strukturë teatri nga mbrapa, lodhja bëhet çnjerëzore dhe shumicën e gjërave do i bësh vetë. Nëse gjen ndonjë fond do kursesh medoemos dhe je i kushtëzuar në përzgjedhjen e tekstit, numër të personazheve, skenografia që lidhet ngushtë me mizanskenën...e deri tek përkthimi. Pastaj po qe se e shkruan vetë tekstin, nëse nuk ke bashkëpunëtor për detyrat e tjera, bëhet torturë.

-Si e shikoni teatrin në vend, për ju çfarë duhet bërë më shumë për zhvillimin e tij?

Teatri në vend është ai që është. Kush ka parë shfaqje mesatare, në Itali, Francë, Gjermani apo gjetkë e di që teatri këtu nuk ka asnjë lidhje me cilësinë e teatrit në Evropë. Kur themi që lëvizim në Ballkan, i referohemi vetëm trevave shqiptare. Nëse flasim për numra dhe shifra biletash, ekziston thuajse vetëm Tirana. Pastaj shumica e teatrove në Shqipëri janë të organizuara si Qendra Kulturore, që është emri i ri për të mos i quajtur pallate kulture. Janë një lloj supermarketi “kulture”, ku organizohen që nga eventet folklorike të rëndomta e deri edhe te ato fetare.

-Fondi i teatrit për të rinj u hap dhe këtë vit, përmes të cilit regjisorët e rinj do të sjellin në skenë prodhime teatrore. Me sa jeni në dijeni, për ju sa shërben ky fond, sa krijon mundësi?

Fondi për të rinjtë është hapur, shumë mirë. Uroj mos ta marrin gjithë aktorët, që punojnë për filan regjisor apo për një tjetër. Vitin që kalojë nje regjisor i ri konkurroi me nje tekst timin, sigurisht nuk kaloi, sepse kanë kaluar shfaqje patetike që nuk kanë qenë të denja as për etjude të vitit të parë të akademisë. Gjysmën e shfaqjeve i kam parë dhe e them me plot bindje, që niveli i shfaqjeve që kemi bërë këtë vit në Shkodër me gjimnazet, ka qenë më i lartë (përtej përvojës së disa aktorëve). Çfarë duhet bërë më shumë? Ashtu si në politikë duhen hequr ata që kanë monopolizuar tashmë prej vitesh vende që nuk meritojnë. Që bëjnë shfaqje patetike, arkeologji, që asnjë festival ndërkombëtar nuk do i pranonte. Drejtor teatrosh që rrinë më shumë se 4 vjet, pa dhënë asgjë, pa krijuar asnjë lloj risie. Si ka mundësi?

-Si e keni parë rolin e Ministrisë së Kulturës në jetën artistike dhe kulturore. Për ju sa janë mbështetur artistët dhe sa është bërë për teatrin?

Rolin e ministrisë nuk di ta vlerësoj. Unë kam konkurruar dy vite dhe nuk më kanë pranuar. Njërin nga projektet atë vit u ktheva dhe e realizova në Itali. Kur flas me njerëz të fushës më qeshin në fytyrë, sepse thonë ku shkon ti pa pasur dikë në ministri. Kështu këtë vit po tentoja, por u demoralizova, sepse është e kotë thashë, më mirë të shoh mos iki apo realizoj diçka me ndonjë organizatë, që ka sadopak interes. Ministria e Kulturës është njësoj si ajo e bujqësisë. Njerëz që punojnë tokën duhet të ketë shumë në Shqipëri, po sa nga ata marrin fonde që u përkasin? Këtë vit kanë lëvizur pak ujërat me Tiranyouthcapital, por edhe aty peshkaqenët e mëdhenj marrin përpara ça të gjejnë dhe rrugës mbesin kacidhe. Kjo ministri mbase edhe më inekzistente se ajo e bujqësisë. Shqiptarë që mbijetojnë me bujqësinë ka shumë, por fondet, që ndër vite duhet të kishin shkuar për ata njerëz në nevojë, s'i ka parë njeri me sy. Nga ana tjetër është prirja për të reklamuar realitete 'inovative'. Unë e konsideroj teatrin si diçka artizanale, që nuk mund të anashkalojë njeriun. Nëse në bujqësi është një krah pune, në teatër është aktori, regjisori, dramaturgu apo skenografi dhe publiku. Vetëm se ushqimi që këta përgatisin, ndryshe ai për të cilën lodhet bujku, presupozohet të jetë ai shpirtëror dhe që zgjat e mbetet në kohë. Ka tendencë të financohen shfaqje apo evente në dukje sensacionale, por që nuk kanë përmbajtje dhe këtij populli nuk i flasin fare. Dhe këtu është dhe boshllëku që krijon mungesa e kritikës. Pastaj mbijetesa e komunitetit artistik është e lidhur ngushtë me televizionin. Duket sikur jetojmë në kinemanë e 'Telefoni bianchi' e regjimit fashist - se nuk po përmend atë të realizmit socialist se brezi sipër të 60 -tave indinjohet pastaj dhe tregojmë një mirëqenie dhe jetë të sofistikuar, por në të vërtetë me teatër mbijetohet duke qenë vazhdimisht nën shantazh.

-Ju si regjisor keni një aktivitet të pasur artistik, jo vetëm në fushën e teatrit, por dhe në kinematografi. Çfarë mund të tregoni mbi projektet tuaja në vijim, ku do jeni të përqendruar?

Projektet me kinemanë vazhdojnë me korrespondencë kur bëj audicione për në Itali. Këtu nuk jam shumë i lidhur me ambientin. Aktualisht filmi i fundit ku marr pjesë “I nostri ieri”, i Andrea Papinit, është prezantuar në tetor në Festivalin e Romës dhe ka një muaj që është kinematë italiane. Është një film që flet për disa argumente, ndër të tjerat edhe jeta në burgjet italiane. Jam i lumtur që kam qenë pjesë, pavarësisht se kam pasur fat për secilin nga filmat ku kam marrë pjesë. Aktualisht për festën e 8 -Marsit ribëmë “Mede(a)t” në Tiranë, shfaqje e ndërtuar me një grup të Qendrës Sebastia në Kurbin. Pastaj shpresoj të marrim në dorë “Muratorët”, komedi nga Edoardo Erba, që kemi vënë në skenë në fillim të nëntorit.