
SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Shkruar nga Julia Vrapi 28 Mars 2023

Dita Botërore e Teatrit solli në vëmendje jo vetëm rëndësinë e teatrit, por për artistët në vendin tonë duhet bërë më shumë dhe për zhvillimin e tij. 27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962. Por për teatrin shqiptar kjo ditë riktheu dhe njëherë vëmendjen te problemet. Vladimir Doda aktor dhe regjisor shprehet se ditët janë simbolike, mund të prodhojnë mesazhe retorike ashtu siç mund të jenë shtysë për të bërë diçka më me përkushtim. Por kjo sipas tij, varet nga ata që kanë në dorë institucionet dhe nga vetë artistët. “Mbi rëndësinë e teatrit në jetën e njerëzve, ashtu si dhe të artit në përgjithësi, flitet shumë sidomos tani në kohë fushate. E vërteta është se ne kemi vite që si popull nuk ndjehemi të përfaqësuar e gjejmë pak veten në teatrin shqiptar (se teatri i periudhës së diktaturës është argument më vete). Unë personalisht mes numrit të madh të shfaqjeve që propozohen dhe cilësisë, preferoj këtë të fundit dhe përmbajtjen. Fakti që njerëzit shkojnë në teatër nuk është se medoemos shenjë kualiteti. Teatri dhe kinemaja edukojnë dhe ç'edukojnë, varet se si bëhen”, thotë Doda. Duke folur mbi gjendjen që ka sot teatri në vend, aktori dhe regjisori Vladimir Doda ndalet dhe te ajo që ai tregon se sheh sot. Ai shprehet se për teatrin kemi dy breza, njëri që vjen nga një epokë që sipas tij nuk duhet të mitizohet dhe brezi tjetër, që e lidhën mbijetesën e tyre si fillim me flamurin e antikomunizmit. “Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq. Sikur po na zhbëjnë identitetin. Kemi një brez që është i lidhur me një epokë që s'duhet kurrsesi të mitizohet më tej. Pra ata që vijnë nga një mendësi jo vetëm e vjetruar por shterpë, sepse është rritur nën propagandë. Kemi brezin pas tyre që u munduan të bëjnë “provokime” dhe e lidhën mbijetesën e tyre fillimisht me flamurin e antikomunizmit, sepse ajo kërkohej, por nuk është se kishin si qëllim kërkimin”, thotë regjisori.
Hapësira për artistët
Regjisori Vladimir Doda shprehet më tej se fakti që direkt pas këtyre eksperimenteve formuan ushtritë e tyre me aktorë televiziv, në shërbim të një “gjoja modernizimi të mentalitetit shqiptar” tregon për etikën e punës së tyre. “Brezi pas tyre s'gjen dot hapësirë për të shpërfaqur një poetikë personale, sepse ekzistenca e tij është e lidhur ngushtë me një estetikë të 'përçartur' dhe me rrogat e programeve humoristike të televizioneve shqiptare. Dhe ajo që kanë mbjell ndër vite po u kthehet mbrapsht duke mos arritur ti bëjnë ballë një produkti mediatik si BB, madje duke parodizuar vetë këtë të fundit apo duke u bërë pjesë e tij. Priten risi nga regjisorë të huaj, megjithëse një i huaj e ka të vështirë këtu sepse ka referime, kujtesë kolektive dhe urgjenca të tjera nga ç'mund të kenë shqiptarët. Gjithsesi uroj dhe shpresoj të jetë një ogur i mirë”, vijon aktori dhe regjisori. Vladimir Doda ka një aktivitet artistik jo vetëm në fushën e teatrit, por dhe në fushën e kinematografisë. Në vlerësime të ndryshme përmendim: 2020- Docufiction Neverland fiton “Grand Prix” në “Poitiers Film Fest” (Francë), dokumentari më i mirë në “FirstStepsAward Berlin”, Gjermani. Komedia “Rroku & Gjyli” një histori dashurie te Arra e Madhe fiton çmim të parë në “You'Theater 2020”, Shkodër. Në 2016 është pjesë e jurisë “PiùCulture” në MedFilmFestival Romë, Itali; 2016 fitues me projektin "Teatro in Video", Regione Lazio dhe Accademia Nico Pepe, Udine. Në 2014 bëhet pjesë e grupit të pedagogëve, si profesor i Teknikave të Komedisë së Artit, në “Scuola sociale di Teatro di Messina Officine Dagoruk” e drejtuar nga Daniele Gonciaruk. Në 2009 kompania teatrale në të cilën bën pjesë dhe është bashkë-themelues, e formuar gjatë vitit të fundit të Diplomës pranë Centro Teatro Ateneo, fiton çmimin “Grand Prix” në Festivalin e Shkollave Teatrale në Varshavë të Polonisë.
Më të lexuarat


“Don’t cry for me Argentina” në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, koncerti vjen me një ndërthurje mes muzikës klasike, pop dhe rock

Muzeu “Onufri” në Berat, 10.081 vizitorë në muajin maj

Arian Sukniqi: Muzikali “Rituali i jetës” kthehet pas më shumë se një dekade në TKOB me frymë të re dhe konceptim përshtatur kohës

Etnor Canaj: Vendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike dëmton rëndë kërkimin shkencor, pretendimet e Akademisë së Shkencave nuk janë aspak bindëse

Këngëtarja Shakira kthehet në Barcelonë me djemtë e saj

Adrian Devolli: Nuk kemi një politikë për artin dhe kjo që ndodh është shkatërruese, sepse nuk stimulohen artistët

“Agimi” do të kompensojë një hallkë të munguar në sistemin e promovimit kinematografik

Festivali “MetroSound” në edicionin e pestë me muzikën e viteve ’90-të, Eda Zari në skenë në natën e parë

Akademia e Studimeve Arkeologjike do të nisë një betejë ligjore kundër vendimit për mbylljen

Piktori Gjergji Meta: Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror me piktura në Galerinë e Artit Tiranë
