BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Vrau nënën dhe babanë pas konfliktit, Apeli ndryshon vendimin ndaj Mirald Metallarit, dënohet me 35 vite burg

Vrau nënën dhe babanë pas konfliktit, Apeli ndryshon vendimin

Mirald Metallari, 22-vjeçari që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë në Kamëz, është dënuar me 35 vite burg. Togat e zeza të Apelit të Krimeve të Rënda kanë pranuar gjykimin e shkurtuar ndaj të riut. Pranimi i kësaj kërkesë ka bërë që të ndryshojë vendimin ndaj Metallarit, nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg. Ditën e djeshme i riu që i mori jetën prindërve të tij pas një konflikti të çastit u dënua me vendim të formës së prerë me 35 vite burg. Në vendimin e siguruar nga gazeta “Sot”, Mirald Metallari u shpall fajtor për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe armëmbajtje pa leje. “Gjykata vendosi, deklarimin fajtor të të pandehurit Mirald Metallari, për kryerjen e veprës penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” ndaj viktimës Miftar Metallari, babai i tij dhe në bazë të nenit 79/c të Kodit Penal dënimin e tij me Burgim të Përjetshëm. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirald Metallari, për kryerjen e veprës penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndaj viktimës Nurie Metallari, nëna e tij dhe në bazë të nenit 79/c të Kodit Penal dënimin e tij me 35 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirald Metallari, për kryerjen e veprës penale “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe në bazë të nenit 278/3 të Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në zbatim të nenit 55/1 të Kodit Penal në caktimin e dënimit për disa vepra penale i pandehuri Mirald Metallari dënohet me burgim të përjetshëm. Për shkak të gjykimit të shkurtuar shtetasi Mirald Metallari përfiton 1/3 e uljes së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 35 vite burg”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Ai u dënua nga gjykata pasi mesditën e 24 korrikut të vitit 2017, qëlloi për vdekje me pistoletë babanë e tij, Miftar Metallari, efektiv policie, si edhe plagosi nënën e tij, Nurie Metallari, e cila ndërroi jetë pak më vonë në spital. I riu njihej në zonë si një person pa probleme dhe pa precedent të mëparshëm penal.

Dosja

Më datë 24.07.2017 rreth orës 06:00 të mëngjesit, ka ndihmuar të atin (Miftarin) për të bërë disa punime në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kur ka qenë duke punuar, rreth orës 11:00, në një moment i është derdhur karroca e mbushur me llaç në tokë. I ati e ka gjuajtur me grusht në pjesën e buzës dhe pas këtij veprimi, Miraldi ka hyrë në banesë, ku aty kanë qenë 2 (dy) motrat e tij, të cilat kanë dalë jashtë dhe ky ka shkuar te dhoma e të atit. Aty ka marrë armën e shërbimit të babait dhe pasi ka dalë me armë në dorë te dera, ka vërejtur të ëmën, shtetasen Nurie Metallari, e cila ka tentuar ta ndalojë dhe në këtë moment ai e ka shkrepur armën me drejtim nga dyshemeja. Nëna e tij ka dashur përsëri ta ndalojë, por Miraldi ka qëlluar me armën e zjarrit në drejtim të saj në një distancë prej 3 (tre) metrash. Ndërkohë, i ati, Miftari, ishte duke ardhur në drejtim të Mirald-it, ky i fundit ka hapur zjarr edhe ndaj tij duke mbaruar të gjithë fishekët që kishte në karikatorin e pistoletës. Më pas Mirald-i thekson se ka shkuar te e ëma, e cila ishte shtrirë përtokë në verandën e shtëpisë, e ka marrë atë dhe e ka futur në makinën e tij, me qëllim për ta dërguar në spital. Me vete ka patur edhe armën e zjarrit që kishte kryer ngjarjen. Ai është nisur për në Spitalin e Traumës Laprakë, kur ka qenë në hyrje të rrugës për te spitali e ka ndaluar një patrullë policie, dhe e ka shoqëruar atë në mjetin e policisë, ndërsa të ëmën e kanë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. Në deklarimin e tij ky shtetas thekson se armën ua ka dorëzuar vet punonjësve të policisë. Në shpjegimet e tij ky person sqaron se nuk ka patur konflikte të mëparshme me të atin.

Elvis MYRTA