Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Kultura

 “Vulë” merr çmimin skenari më i mirë, në “New York True Venture Festival”

 “Vulë” merr çmimin skenari më i mirë,

Filmi “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini është vlerësuar me çmimin për skenarin më të mirë, në “New York True Venture Festival” (NYTVFF). Në një reagim pas këtij vlerësimi, regjisori Valmir Tertini tregon se ky është çmimi i dytë në këtë kategori, pas MEDff në Itali. Duke folur për punën me skenarin e filmit ai thotë se ka pasur shumë drafte dhe është shkruar 20 muaj. “Ja, pikërisht çmimet po vijnë për të”, pohon regjisori i filmit “Vulë”. Vlerësuar për skenarin më të mirë në këtë festival, regjisori Valmir Tertini thotë se për shkak të situatës me pandeminë festivali u zhvillua online. “Unë kam pasur ftesë zyrtare nga festivali, i cili do mbahej në një teatër në New York. Po për shkak të pandemisë është mbajtur online. Kemi qenë në dy kategori të nominuar dhe fituam për skenar”, tregon regjisori Valmir Tertini. Në këtë film luajnë aktorët Jorida Sorra, Fatlume Bunjaku, Avni Dalipi, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla dhe të tjerë. Ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur. Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani. Xhirimet e filmit artistik “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini janë bërë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Rolin kryesor në film Viktorian e luan aktorja shqiptare Jorida Sorra, që në Gjermani është pjesë e teatrit. Muzika e filmit artistik “Vulë” është e një kompozitori amerikan nga Los Angeles, Marcus Frong. Ky është filmi i pestë i regjisorit Valmir Tertini, që deri tani ka në aktivitetin e tij çmime të ndryshme ndërkombëtare, si dhe disa çmime kombëtare. Financimi i projektit kinematografik “Vulë” është nga Qendra Kombëtare e Kinematografike (QKK) dhe kompania realizuese është “DarDanKinostudio”.