BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

 “Vulë” vlerësim në Indi, çmimi i 11 për filmin në festivalet ndërkombëtare

 “Vulë” vlerësim në Indi, çmimi i 11

Filmi me metrazh të shkurtër "Vulë" regjia Valmir Tertini, prodhim i shtëpisë kinematografike "Kinostudio Dardan", ka fituar çmimin "Regjisori më i mirë - ndërkombëtar", në kategorinë "Filmi i Shkurtër", në “Karnavati International Film Festival 2021”, në Indi. Lajmin e bën me dije edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë, që ka publikuar materialin për “Vulë”. Ky është çmimi i 11 për filmin me regji nga Valmir Tertini, që vazhdon rrugëtimin në festivale ndërkombëtare. Në film janë bërë bashkë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ku ka dhënë mbështetjen e saj edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri. Filmi “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini u shpërblye së fundmi edhe me çmimin “Regjia më e mirë” në “Samskara International Film Festival”, ku regjisori Valmir Tertini u shpreh se ka bërë maksimumin e tij me këtë projekt kinematografik. “Vulë” ka pasur premierën më parë edhe në Tiranë e Podgoricë. Ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe lë dosjet e hapura pa firmosur. Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë një vjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani. Për realizimit e filmit “Vulë” në të cilin janë bërë bashkë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ka dhënë mbështetjen e saj edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri. Filmi “Vulë” i regjisorit Tertini çmimin e nëntë e mori në festivalin “Everest Film Festival”. Në këtë film luajnë aktorët Jorida Sorra, Fatlume Bunjaku, Avni Dalipi, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla dhe të tjerë. Xhirimet e filmit artistik “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini janë bërë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Rolin kryesor Viktorian në film e luan aktorja shqiptare Jorida Sorra, që në Gjermani gjithashtu është edhe pjesë e teatrit.