BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Kultura

Xhahid Bushati: Në këtë mori librash që botohen dallojmë ku me pakicë e ku me shumicë plot skarcitete letrare, nivel të ulët artistik dhe rrëfime që lënë për të dëshiruar

Xhahid Bushati: Në këtë mori librash që botohen

Niveli artistik në botime të ndryshme nuk është ai i pritur. Letërsia shqipe dhe shkrimtarët e letërsisë për fëmijë, sipas studiuesit Xhahid Bushati kanë nevojë për modele. Studiuesi i letërsisë Xhahid Bushti shprehet në një reagim të tij, se pas viteve ’90-të, kur u ndryshua sistemi, letërsia shqipe për fëmijë mbeti disi e hutuar, sikur “u tremb” dhe për gjysmë dekade mbeti në udhëkryq, më pas e mori veten. Bushati thotë se më pas, me kalimin e viteve, letërsia shqipe për fëmijë nisi udhëtimin duke “shkrirë akujt” e letërsisë së realizmit socialist. “Dhe sot që flasim tematikat dhe problematikat që trajtohen nga autorët kanë marrë një dimension të gjerë, të larmishëm dhe koherent me zhvillimin e realitetit. Në këtë mori librash që botohen, ende dallojmë ku me pakicë e ku me shumicë plot skarcitete letrare, plagjiatura, shpesh epigonizëm të trajtesave kompozicionale, nivel të ulët artistik, rrëfime që lënë për të dëshiruar, si dhe mosshkëputje nga mendësia e realizmit socialist, etj. Në të gjithë këto negativitete që kanë racionet e tyre, gjejmë dhe vepra që kanë pasur jehonë të mirë”, thotë ai. Bushati shprehet se në universalen që ka letërsia, duhet të kemi shenjën, të veçantën tonë. “Është fakt se letërsia e përkthyer për fëmijë është në raport të zhdrejtë me letërsinë shqipe. Po thellohet. Mendoj që jo çdo libër i përkthyer është i vlefshëm. Shpesh librave u mungon Cv-ja e autorit. Për rrjedhojë libri lexohet, por autori nuk njihet. Edhe një fakt, nuk ka asnjë libër me studime për letërsinë për fëmijë të përkthyer. Letërsia shqipe dhe shkrimtarët e kësaj letërsie kanë nevojë për modele. Duhen njohur autorët që kanë studiuar e analizuar kryeveprat botërore të letërsisë për fëmijë. Mungon kjo shkollë”, thotë studiuesi dhe autori Xhahid Bushati.

Mungojnë studimet e analizat

Xhahid Bushati shprehet se në letërsinë tonë shqipe janë disa patriarkë, që kanë vendosur me studimet e tyre gurë të shëndoshë për këtë letërsi. Ai përmend Bedri Dedjen, Astrit Bishqemin, Odhise K. Grillon, Ramazan Çadrin, Agim Devën, Xhevat Sylajn, Prend Buzhalën, Hasan Hasanin, Anton Nikë Berishajn, Ramadan Musliun, etj. “Kujtoj prof. Bedri Dedjen. Në vitin 1985-1986 në specializimin pasuniversitar për kritikë letrare e kisha udhëheqës shkencor. Shpesh në bisedat tona, ai më fliste për letërsinë fantastiko-shkencore. Po ç’ndodh sot me këtë zhanër tek letërsia për fëmijë? Ajo është shumë e pranishme. E kishte parashikuar profesori. Jo vetëm kaq, por botimi i shumë veprave të tij nga e bija, Edlira, na sjellë trajtesa e imazhe interesante të këtij zhanri në botimet e profesorit, por që mungojnë studimet e analizat”, vijon më tej studiuesi. Një problem që sheh studiuesi Xhahid Buhati janë edhe marrëdhëniet dhe urat kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës, që vazhdojnë të mbeten të zbehta. “Është e vështirë të krijosh një tablo të qartë zhvillimi. Njohja është e paktë, mosnjohja ka më shumë sipërfaqe”, thotë ai. Sipas tij, letërsia për të rinj ka ende mangësi në trajtesat dhe rrëfimet nga bota e tyre interesante me plot dëshira, ëndrra e interesa. Bushati thotë se librat e ofruar deri tani janë një përsëritje e vetvetes, veçanërisht në problematikat që sjellin në raport me realitetin ekzistues.