BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

Xhahid Bushati: “Prefekti” nuk duhej në skenë, e meta kryesore që nuk kemi studiues për t’i bërë një skaner dramaturgjisë shqipe

Xhahid Bushati: “Prefekti” nuk duhej në skenë, e meta

Komedia “Prefekti” shkruar nga Besim Levonja me leximin artistik, që u bë në Teatrin Kombëtar ngjalli reagime të shumta. Shkrimtari Xhahid Bushati thotë se mungesa e studimit në dramaturgjinë shqipe është një e metë. Sipas tij, në këtë punë duhet të angazhohen dhe institucionet, ndërsa kundërshton që komedia “Prefekti” të jetë në teatër. “Sipas mendimit tim komedia “Prefekti” e Besim Levonjës nuk duhej të vihej në skenë në vitin 2021. Mendoj që kriteri i saj që është përzgjedhur është më shumë kriter politik se sa estetik. E dyta, ndoshta mendoj që agravon dhe më shumë realitetin tonë. Pra i krijon problematikat, sepse dhe vetë realiteti është i tillë. Por ne kemi të metën kryesore, sepse ne nuk kemi studiues për të studiuar dhe për ti bërë një skaner dramaturgjisë shqipe, rrugës së zhvillimit të saj. Po flasim deri në vitin 1990”, thotë Bushati. Autor librash dhe studiues Xhahid Bushati shprehet më tej se kjo komedi duhet të hyjë në atë që ai e quan fond rezervat. “Prefekti” të mos shfaqet, por të jetë vetëm objekt i shqyrtimit të studiuesve”, thotë Bushati mes të tjerave rreth debatit, që ka sjellë vepra e shkruar nga Besim Levonja. Studiuesi Xhahid Bushati thotë se në një vepër teatrore nuk mund të ndërhysh. Sipas tij, Prefekti” si vepër nuk ka një të vërtetë historike. “Është pak e çuditshme se duke qenë një komedi që i përket një epoke të caktuar që ka perënduar, nuk duhej ta kishin marrë, aq më shumë që në konceptin tim ajo hyn në krijimet e ideologjizuara. Nuk ka komedia “Prefekti” një të vërtetë historike. Me sa kam informacion ata kanë vënë dorë në vepër. Nuk duhet të vësh dorë në identitetin e veprës, që ka qenë në një periudhë të caktuar historike”, vijon studiuesi Bushati.

Përzgjedhja e veprave

Para viteve ’90 janë shkruar vepra të ndryshme teatrore. Por për ti sjellë në skenë sipas shkrimtarit Xhahid Bushati duhet të ketë dhe një përzgjedhje. “Veprat e shkruara para viteve ‘90 duhen studiuar dhe selektuar se cila pjesë mund ta kalojë provokimin edhe pas ‘90 për të qenë në skenën teatrore dhe të shfaqen. Studimin e veprave duhet ta bëjnë te Akademia e Shkencave. Atë punë që po bëjnë për trajtimin e historisë, realiteteve historike, periudhave historike, atë punë duhet të bëjë Akademia e Shkencave edhe për historinë e letërsisë, dhe për gjinitë dhe zhanret në rastin konkret për zhvillimin e dramaturgjisë”, thotë më tej studiuesi Bushati. Leximi artistik i veprës “Prefekti” u zhvillua në livestream në Facebook për festat e Nëntorit. Në këtë projekt me regji nga Spiro Duni në Teatrin Kombëtar janë emra të njohur aktorësh, por vepra shkaktoi një reagim të fortë. Qazim Mulleti, ka qenë kryetar të bashkisë së Tiranës (1939- 1940) dhe më pas Prefekt i Tiranës (1942- 1944). Më parë ishte shoqata “Tirona Intellectum”, që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Por gjatë këtyre ditëve pjesë e diskutimeve janë bërë dhe regjisorë e aktorë të ndryshëm.