BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Kultura

Xhahid Bushati: Tekstet në këngë janë bërë të pakuptimta, arsyeja e këtij modeli është dhe çështje biznesi

Xhahid Bushati: Tekstet në këngë janë bërë të

Tekstet në këngë shpesh janë pakuptim. Për autorë dhe artistë të njohur një pjesë e konsiderueshme tekstesh në aktivitete të ndryshme muzikore nuk kanë vlerë artistike dhe estetike. Xhahid Bushati është një autor tekstesh me vlerësime në krijimtarinë e tij. Nderuar me çmim të parë në një prej festivaleve më të mira të këngës qytetare në vend “Lule borë”, por që ka marrë pjesë dhe në festivalet e fëmijëve për 30 vite rresht si autor tekstesh, autori Xhahid Bushati thotë se sot një pjesë e teksteve nuk ka vlerë. “Për sa i përket teksteve sot në këngë, nëse do të hidhja një vështrim para 5 vitesh ka pasur një problematikë të caktuar teksti në marrëdhënie me muzikën. Kisha menduar se do të ketë përmirësime, por sipas meje në gjendjen aktuale tekstet janë bërë të pakuptimta. Ato nuk kanë fabul, më shumë kanë përsëritje të një fjale, e cila zë vendin kryesor brenda tekstit. Janë fjalë pa kuptim, janë efekte që gjoja do ti bëjnë reklamë dhe shkëlqim këngës, por në të vërtetë ata e humbin, është një shkëlqim i rremë sipas meje”, shprehet Bushati. Probleme me tekstet dhe muzikën sot në këngë janë pohuar herë pas here edhe pas mbarimit të festivaleve, por për autorin Xhahid Bushati është çështje biznesi kjo që ndodh sot me këngët. Por çudi për të si autor, është dhe fakti se sa shpejt i dinë të rinjtë, që sipas tij as tekstet mësimore nuk i dinë kaq mirë. “Arsyeja e modelit të këtij teksti pa kuptim është dhe çështje biznesi, siç duket kështu kanë hedhur në treg. Ajo që më vjen pak çudi, ka breza të rinjsh që e përqafojnë këtë strumbullar fjalësh, e dinë aq mirë përmendësh sa nuk dinë aq mirë dhe tekstet mësimore”, thotë ai.

 Përgjegjësia me këngët

Si autor tekstesh Xhahid Bushati thotë se si një rezultat i një përvoje, që ka me festivalin e këngëve për fëmijë si autor tekstesh ashtu si dhe në shumë festivale të tjera të këngës dhe koncerteve, ka një kod estetik mes marrëdhënies së muzikës me tekstin. Ai shpreh keqardhjen, që kaq pak rëndësi po i kushtohet vargut dhe poezisë në këngë. Bushati thotë se mungon një filtër për tekstet nga ata, që bëjnë përzgjedhjen e këngëve për në festivale. “E para, përgjegjësinë e kanë organizatorët që kanë një tipologji ose nuk kanë fare tipologji të festivalit, që duan të organizojnë. E dyta, ata që pranojnë këngët janë muzikantë, por nuk kanë një që merret me tekstet, autorë tekstesh në juri që ka një përvojë siç është Zhuliana Jorganxhi apo të tjerë. Ky filtër mungon”, thotë Bushati. Problematikën e teksteve autori Bushati thotë se e ka vënë re në këngët që transmetohen në radio apo dhe në rubrika këngësh, që janë në ekranet tona në televizione dhe veçanërisht sipas tij në Kosovë. “Problemi themelor, reflekse dhe module apo tipologjitë e këngëve që bëhen në Kosovë kanë reflektuar fuqishëm edhe në tregun tonë muzikor. Këngëtarët sikur po rendin pas këtij trendi dhe aq më keq që dhe këngëtarët po bëhen autorë tekstesh. Nuk e përjashtoj fjalën kantautor, por ama teksti i këngës të ketë fabul, kapje interesante dhe duhet të përputhet me muzikën shpirtërisht. Por sot këto mungojnë në shumë këngë”, thotë Bushati. Reagimi i autorit Xhahid Bushati vjen kur gjatë kësaj kohe edhe autorë të tjerë janë shprehur për problemet në krijimtarinë muzikore.