BREAKING NEWS

LSI del me bindje të plotë, paralajmëron zhvillime të reja: Do ndodhë së shpejti

LSI del me bindje të plotë, paralajmëron zhvillime të
x

Kultura

“Xhelatët”, dy mbrëmjet e fundit të shfaqjes për publikun te “ArTurbina”

“Xhelatët”, dy mbrëmjet e fundit të shfaqjes

Rrugëtimi i produksionit të Teatrit Kombëtar, "Xhelatët" është drejt fundit. Teatri Kombëtar shprehet se këtë fundjavë janë shfaqjet e fundit në skenë te ArTurbina”, për këtë vepër shkruar nga McDonagh me regji nga Qëndrim Rijani. Kjo vepër erdhi në skenë me një kastë aktorësh të njohur dhe teatri shprehet se publikut i dhuruan jo pak emocione. “Falënderojmë gjithë trupën artistike Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Donald Shehu, Florian Agalliu, Adelina Muça, Sokol Angjeli, Genci Fuga, Hervin Çuli, Genti Deçka, Ardian Cerga, Xhuliano Brisku, Myzafer Zifla, Ina Gjonçi, Altea Lazaj, për emocionet e forta që na dhuruan gjatë këtyre 18 shfaqjeve. Prapavijën e Teatrit Kombëtar për përkushtimin dhe punën intensive, prej fillimit të provave e deri në shfaqjen e fundit. Skenografen dhe kostumografen e mirënjohur Berina Kokona, kompozitorin Fatos Lumani për muzikën e tij të mrekullueshme, dramaturgen Ina Gjonçi dhe i fundit por jo më pak i rëndësishëm, ideatori i këtij produksioni Qendrim Rijani, një bashkëpunëtor shembullor dhe një prej regjisorëve më të talentuar që kemi”, shkruan Teatri Kombëtar për veprën, që do të jetë këtë fundjavë në skenë. Qëndrim Rijani ka lindur në qytetin e Kërçovës, Maqedoni. Është diplomuar për regji- teatri në Universitetin e Arteve,Tiranë, ku ka kryer edhe studimet master në degën regji -teatri dhe spektakli. Veprat e autorit Martin McDonagh janë shfaqur dhe më parë në skenat e teatrit tonë. Por sa i takon dramës “Xhelatët” ajo është shkruar këto vitet e fundit dhe në vetvete sipas regjisorit Qëndrim Rijani përmban dhe një aktualitet me vendin tonë vite më parë në kohën e komunizmit. Martin McDonagh është dramaturg, skenarist, producent dhe regjisor. Ai është ndër dramaturgët më të mirënjohur irlandezë, fitues i Academy Award për filmin e shkurtër më të mirë, kandidat për tre Academy Awards të tjera, fitues i tre çmimeve BAFTA në 2018 dhe dy çmimeve Golden Globe për filmin e tij "Three Billboards Outside Ebbing, Misuri". Në teatër është i njohur me "Trilogjinë Leenane", "Trilogjinë e ishujve Aran", si dhe veprat "A Behanding in Spokane", "Hangmen" (Xhelatët) dhe "A Very Very Very Dark Matter".