BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Xhelil Aliu: Hapja e dhjetëra kanaleve nga RTSH nuk rriti cilësinë, arkivi u kthye në diçka të rëndomtë

Xhelil Aliu: Hapja e dhjetëra kanaleve nga RTSH nuk rriti

Radio Televizioni Shqiptar është një institucion mediatik publik, por që me programet e tij duhet të jetë dhe më pranë publikut. Gazetari dhe regjisori Xhelil Aliu shprehet se RTSH nuk duhet të vërtitet rreth periferisë së Tiranës, por me duhet të shkojë në çdo cep të vendit me programet e tij, aty ku jetojnë dhe punojnë njerëz. Prej 40 vjetësh i angazhuar pranë RTSH, ku nga viti 1972-2005 pranë “Radio Tiranës” dhe më pas gazetar në TVSH, Xhelil Aliu i takon emrave që më shumë se kushdo tjetër jo vetëm mund të flasë mbi punën që është bërë dikur në RTSH, por dhe të evidentojë sot problemet dhe gjendjen e tij. Ai shprehet se RTSH duhet të rikthejë drejtoritë si dikur për programacion më të pasur. “RTSH të rikthejë siç kanë qenë drejtoritë e dikurshme, siç kanë funksionuar dikur. Siç është drejtoria e televizionit, drejtoria e radios dhe pastaj nënstrukturat e tyre, në mënyrë që secili të dijë detyrën e saj, dhe të bëjë detyrën që i takon. Sepse realisht Radio Tirana që ka qenë e para, dhe përpara televizionit është kthyer në departament dhe që më vjen keq kur e shikoj, studiot janë katandisur. Nuk ka më punë e programe siç kishte dikur. Me gjithë dëshirën dhe gatishmërinë e atyre që janë atje brenda, por nuk e shoh Radio Tiranën në pozicionin e vet”, shprehet Aliu. Me një aktivitet prej dekadash më parë në RTSH, Xhelil Aliu sheh shqetësuese dhe se si përdoret arkivi. Prej dekadash në RTSH, Xhelil Aliu thotë se duhet treguar shumë kujdes për arkivin. Sipas tij, duket se arkivin në RTSH e kanë kthyer në një gjë të rëndomtë. “Kanalet që u bën Digitale, që ka 15 kanale, por unë që në fillim nuk kam qenë shumë partizan i këtyre kanaleve. Të hapësh një kanal televiziv do të thotë të kesh tërë strukturat që i nevojitet për të përgatitur programet, emisionet, që nga tematikat, nga problemet e të gjithë gjërat që duhet të ketë çdo kanal. Por jo tani merr intervistën e dikujt që është bërë vite më parë, për shembull para 15 a 20 vitesh dhe nxire nga një kanal e jepe të tjetri, e kështu me radhë. E kanë kthyer arkivin në një gjë të rëndomtë, sepse e kanë zhvlerësuar. Edhe një program sado i bukur të jetë nëse shikohet ditë për ditë ai të vjen në majë të hundës”, shprehet Xhelil Aliu.

Përgjegjësia për RTSH

Gazetar, regjisor i të gjitha radiodramatizimeve që ka pasur radio “Tirana”, që nga “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, Teatri në Mikrofon, etj, por në aktivitetin e tij edhe folës i dokumentarëve të ndryshëm, Xhelil Aliu është një nga zërat që gjithmonë është shprehur për më shumë vëmendje në RTSH. Në lidhje me RTSH ai thotë se sot ka dhe televizione të tjera, që e kanë lënë në hije. “Edhe nëse është ky gjigandllëk nuk duket, sepse janë dhe disa televizione të tjera. Ka shumë televizione të tjera që në një mënyrë apo një tjetër të bëjnë hije. Prandaj nëse nuk je në majën e piramidës dhe me gjithçka, nuk mund të mbash dot vendin që takon. RTSH duhet të ketë emisione, programe që të ndjekin jetën e shqiptarëve kudo që janë. Ka disa, por janë shumë të pakta. RTSH nuk duhet të vërtitet rreth periferisë së Tiranës, por duhet të shkojë në çdo cep të Shqipërisë dhe jashtë saj atje, ku jetojnë dhe punojnë njerëz”, thotë ai. Në reagimin e tij, për gjendjen që ka sot RTSH ku zërat kritikë nuk mungojnë, gazetari dhe regjisori Xhelil Aliu vijon më tej se përballë përgjegjësisë askush nuk mund të shmanget. Sipas tij, zërat për problemet që ka RTSH duhen dëgjuar. “Përgjegjësia për çfarë ndodh në RTSH është që lart në qeverisje dhe deri poshtë. Përgjegjësia është dhe askush nuk mund të shmanget. Edhe unë që nuk jam më pjesë e kam përgjegjësinë time, në mënyrë që të ngre zërin aty ku duhet pavarësisht se sa dëgjohem”, thotë ai. Xhelil Aliu ka kontributin e tij si gazetar e regjisor, por ai thotë se u rikthye në punë në RTSH në vitin 2007 deri sa doli në pension. “Në radio “Tirana” unë kam nisur punë në vitin 1972 edhe ika në vitin 2005. Deri në 2007 qëndrova pa punë dhe u mora me gjyqe. Në 2007 u ktheva në RTSH deri sa dola në pension”, thotë ai. Xhelil Aliu për disa vite ka qenë dhe anëtar në Këshillin e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.