BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Xhubleta ekspozohet në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, në kuadër të “Ditëve të albanologjisë”

Xhubleta ekspozohet në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe

Xhubleta u ekspozua në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Xhubleta ka tërhequr rregullisht vëmendjen e etnografëve shqiptarë e të huaj, ku edhe në ekspozitë veshja shfaqet në arealin e saj etnografik. Akademia e Studimeve Albanologjike bën me dije se me rastin e botimit të studimit të saj “Xhubleta” etnografja Afërdita Onuzi bëri dhe prezantimin e ekspozitës etnografike. Prof. Afërdita Onuzi prezantoi një ditë më parë veshjen e xhubletës dhe të varianteve të saj si përfaqësuese të periudhave të ndryshme të jetës, por edhe se si ndryshon modeli i saj nga Dukagjini, Nikaj Mërtur në Kelmend, prej gjysmës së dytë të shek.XIX deri në fillim të shek. XX. Pjesë e veshjes në ekspozitën “Xhubleta” janë stolitë, që përpunoheshin nga artizanët e Shkodrës dhe Prizrenit. Por xhubleta veshja më e vjetër tradicionale shqiptare, e cila daton 4 mijë vjet më parë sot është e rrezikuar. Etnografja Afërdita Onuzi shprehet se është e rrezikuar për vetë specifikën e saj. “Sepse kërkon një material dhe ca faza përgatitore të vështira për të cilat mungon dijebërja. Brezi i grave që dinë ta bëjnë xhubletën janë shumë të rralla, të moshuara. Me sa di unë ato janë të gatshme, që t’ua u lënë brezave ashtu siç kanë lënë dhe xhubletën”, shprehet ajo. I pranishëm në ekspozitë, rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, prof. dr. Luan Përzhita tha se Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit është një institucion i hapur që po shkon drejt modernizimit të kërkimit shkencor dhe qasjeve bashkëkohore për arkivat dhe trashëgiminë.

Vëllimi kushtuar xhubletës

ASA shprehet se “Xhubleta” me autore prof. dr. Afërdita Onuzi u prezantua në kuadër të “Ditëve të Albanologjisë”. Për xhubletën, sikurse thekson autorja, ka një mori kontributesh nga autorë shqiptarë dhe të huaj, autoritete në fushën e historisë së kulturës dhe antropologjisë. Por asnjëherë më parë nuk kemi patur një vëllim kushtuar xhubletës. Botimi në fjalë sipas ASA-s është një studim dhe paraqitje e detajuar në shqip dhe anglisht e historisë së prejardhjes, përhapjes, shkaqeve të ruajtjes dhe transmetimit, besimeve dhe domethënieve kulturore. Veç jetës historike të xhubletës, një vend specifik zë trajtimi i saj në ciklin e jetës së njeriut: kur vishet për herë të parë “xhubleta e mirë”, “xhubleta e keqe”, pra xhubleta për nusëri, e xhubleta për jetën tjetër, etj. Kështu, teksti hyrës na jep pamjen historike e antropologjike. Vend të posaçëm, në të dy pamjet, zë ajo mbi estetikën, mbi të bukurën. Krahas tekstit, vëllimi është pajisur me foto të xhubletës, nga të gjitha trevat ku shtrihet koleksioni që është përdorur për të konceptuar këtë vëllim. Kësisoj, fotot mbulojnë tipologjitë e xhubletave, pjesët përbërëse të tyre, paraqitjen e kujdesshme të simboleve kryesore, raportit të ngjyrave. Në këtë mënyrë prof. dr. Afërdita Onuzi na sjell një vepër solide dhe të bukur, fryt i një pune e reflektimesh që nis, së paku, prej fundviteve ’70 e deri më tani.