
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Xhubleta shqiptare në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, nën mbrojtjen e UNESCO-s

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 30 Nëntor 2022

Xhubleta shqiptare është pjesë e UNESCO-s. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës shqiptare u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, që u zhvillua në Marok. Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh në rrjete sociale se ky lajm i jashtëzakonshëm është një dhuratë për 110-vjetorin e Pavarësisë. “Xhubleta në UNESCO! Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”, bën me dije ministrja Elva Margariti në rrjetet sociale. Për këtë lajm reaguan dhe studiues të ndryshëm. Akademiku Vasil S. Tole e quan një arritje të rëndësishme. “Xhubleta në UNESCO! Kostumi popullor i xhubletës malësore dhe dija artizanale e prodhimit të saj u pranuan në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të njerëzimit, nën mbrojtjen e UNESCO-s. Përgëzime të gjithë atyre që e mundësuan këtë arritje të rëndësishme!”, shkruan akademiku Tole në rrjete sociale.
Xhubleta në listën e pasurive botërore
Xhubleta, veshje tipike e zonave të veriut, cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore. Xhubleta shtohet në listën e pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO si Butrinti, Gjirokastra, Berati dhe isopolifonia. Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vijën e valëzuar përfund, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjerë. Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholine, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Në sesionin e 32-të të saj, Konferenca e përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsimin shkencën dhe kulturën, UNESCO vendosi që të bëjë publike konventën e saj më të re: “Për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale”. Qëllimi i kësaj konvente është ruajtja e trashëgimisë kulturore jomateriale; respektimi i trashëgimisë kulturore jomateriale të bashkësive, të grupeve dhe të individëve të prekur; sensibilizimi në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar për rëndësinë e trashëgimisë kulturore jomateriale dhe të vlerësimit të saj të ndërsjellë; bashkëpunimi dhe asistenca ndërkombëtare.
Më të lexuarat


Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

Vasil Tole: 70-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit një mundësi për të vlerësuar e nderuar të gjithë artistët themelues, ata të djeshëm e të sotëm

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit
