BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju,
x
BREAKING NEWS

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që
x
BREAKING NEWS

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”,
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja
x
BREAKING NEWS

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për
x
BREAKING NEWS

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe
x
BREAKING NEWS

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë
x

Kultura

Xhuliano Brisku: Vepra “Koloneli Zog” vjen në momentin e duhur duke pasur parasysh kohën, që po përjeton jo vetëm Shqipëria po edhe Europa sot

Xhuliano Brisku: Vepra “Koloneli Zog” vjen në momentin e duhur

Vepra teatrore “Koloneli Zog” që trajton kontradiktat e popujve të Ballkanit do të jetë të martën në skenën teatrore të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Shkruar mjeshtërisht nga autori Hristo Boytchev, me regji nga Xhuliano Brisku, vepra vjen në skenën e Tiranës me një trupë të zgjedhur aktorësh të teatrit në vend. Shfaqja do të jetë në skenë në datën 6 dhjetor në festivalin teatror “Hapat”. Vepra teatrore u shfaq si premierë në teatrin e Durrësit, ku po vijon dhe fundjavën që lamë pas. “Koloneli Zog” ka qenë para 13 vitesh në skenën tonë, por si regjisor këtë herë e rikthen Xhuliano Brisku, një nga emrat e talentuar të teatrit. Regjisori tregon se është një vepër aktuale me kohën. “Zgjedhja e veprës “Koloneli Zog” vjen në kohën e duhur duke pasur parasysh kohën, që po përjeton jo vetëm Shqipëria po edhe Europa sot. Unë e quaj një vepër trazicioni të fuqishme, duke qenë se trazicioni i shqiptarëve po i kalon 30 vitet. Aktualiteti lidhet me ftesat e njëpasnjëshme, që vijnë nga Bashkimi Europian, duke e bërë veprën aq satirike po dhe konkrete”, tregon regjisori. Vepra teatrore shfaqet në festivalin “Hapat” që po zhvillon edicionin e parë. Por veprat pjesëmarrëse më parë janë shfaqur në qytete të ndryshme dhe regjisori Xhuliano Brisku thotë se ka të rinj, që përpiqen të japin mesazhe përmes teatrit. “Të rinjtë idealistë, që merren me teatër janë si zogjtë në vepër, duke besuar tek idealet e tyre. Ky festival është një ndër gjërat më të veçanta të këtyre kohërave, që po jetojmë, duke shkuar në çdo qytet të Shqipërisë, duke dhënë maksimumin e krijimtarisë së tyre. Ashtu si këta zogj duke fluturuar me ëndrrat e tyre, për ti realizuar ato në vendin ku jetojnë e jo diku tjetër. Pikërisht në datën 6 dhjetor kur Parlamenti Europian vjen drejt Tiranës, Koloneli Zog bashkë me zogjtë e tjerë nisen drejt Strasburgut për të kërkuar civilizimin edhe idealet e munguara”, thotë regjisori Brisku.

Vepra teatrore “Koloneli Zog”

Rolet në vepër interpretohen nga Florian Agalliu, Roerd Toçe, Franc Bregu, Donald Shehu, Urim Aliaj, Paolo Kadillari dhe Artemis Beluli. Në një manastir në malet e Ballkanit janë strehuar disa pacientë të harruar nga bota e përtejme, e kur një doktor vjen të inspektojë këtë spital 'të marrësh' për t’i rikthyer përsëri në normalitet, fillon dhe ai të vëre në mëdyshje vetë egzistencën e tij duke u bërë pjesë e kësaj çmendurie. Koloneli dhe doktori pas shumë përpjekjesh arrijnë ta kthejnë në normalitet këtë vend me anë të disiplinës së rreptë ushtarake, por ëndrrat e tyre nuk mbarojnë me kaq, ato fluturojnë si një zog për të gjetur botën e lirë dhe të mbrojtur nga çdo luftë që mund t’i kanoset këtij manastiri. Idealet për t’iu bashkuar një bote të mbrojtur dhe të civilizuar, do bëjnë që ata të ndërmarrin një udhëtim të gjatë drejt Strasburgut, për tu anëtarësuar në OKB! Videografia Fabio Seferi, koreografia Robert Nuha, kostumografia  Dhespina Cani, skenografia Erti Bejdo. Vepra është prodhim i Fondit të Teatrit për të Rinj, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, teatri “Aleksandër Moisiu” dhe Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.