
Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2 me vetëm 1 euro dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Yjet e muzikës botërore në skenën e Tiranës, Enrique Iglesias më 30 qershor dhe Ricky Martin më 20 korrik do të performojnë për publikun

Shkruar nga Julia Vrapi 8 Qershor 2023

Yjet e muzikës botërore do të këndojnë në Tiranë. Këngëtarët Enrique Iglesias dhe Ricky Martin do të zhvillojnë koncertet e tyre në sheshin “Skënderbej” për publikun gjatë muajve të verës. Këngëtarët e njohur tashmë kanë konfirmuar ardhjen e tyre në Shqipëri, ku Enrique Iglesias këndon më 30 qershor dhe Ricky Martin më 20 korrik në Tiranë. Për yjet e muzikës botërore Enrique Iglesias dhe Ricky Martin, që do të jenë në skenën e Tiranës kanë shkruar në rrjetet sociale dhe kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ministrja e Kulturës Elva Margariti gjithashtu shprehet në rrjete sociale për yjet e muzikës botërore, që do të jenë për herë të parë në vendin tonë. Margariti thotë se Iglesias vjen në Javën e Kulturës Spanjolle. “Tirana tanimë është stacioni i yjeve! Në 30 qershor, Enrique Iglesias vjen në Javën e Kulturës Spanjolle në Sheshin Skënderbej”, shkruan ministrja e Kulturës në rrjete sociale, që ka ndarë dhe foto të këngëtarit spanjoll. Ylli spanjoll i muzikës latine këngëtari Enrique Iglesias, që do të performojë në sheshin “Skënderbej” më 30 qershor është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave, sipas Billboard Latin Music Awards 2020. Në këtë mënyrë u nderua karriera e tij e mbushur me suksese në skenën muzikore, përfshirë këtu faktin se i ka shitur më shumë se 180 milionë albume.
Pas Iglesias në skenë do të jetë Ricky Martin
Pas këngëtarit Enrique Iglesias, Ricky Martin vjen në Tiranë në kuadër të turit të tij muzikor. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet në rrjete sociale se është një datë për t’u shënuar koncerti i Ricky Martin. “Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë ngjarje të mëdha kulturore në kryeqytetin shqiptar! Një tjetër yll do të zbresë në sheshin “Skënderbej”! Shënoni datën! Në 20 korrik, Ricky Martin vjen në Tiranë, si stacionin e radhës së turit të tij të koncerteve “RICKY MARTIN SYMPHONIC””, shprehet ministrja Elva Margariti në postimin e saj në Facebook. Artistët latin duket se do të bëjnë namin me koncertet e tyre në vendin tonë, ku do të performojnë për publikun gjatë muajve të verës. Por këngëtari i muzikës latine Ricky Martin ka reaguar për këtë moment të veçantë në rrjete sociale. Ai ndau vetë lajmin për ardhjen në Tiranë në rrjetin e tij social Instagram. “Po! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj se të gjithë mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri. Biletat në shitje në 8 qershor 13:00”, shkruan Martin. Ricky Martin, është këngëtar shumë i famshëm nga Porto Riko, i cili ka fituar çmim Grammy Award dhe Latin Grammy Award. Ai ka qenë në maja të klasifikimeve muzikore në USA, në Amerikën Latine, Evropë, etj. Koncertet e Enrique Iglesias dhe Ricky Martin do ti lënë radhën një tjetri artisti të njohur. Në datën 7 shtator pritet që të jetë në skenën e Tiranës dhe legjenda e muzikës operistike Placido Domingo.
Më të lexuarat


Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja, doja që ky identitet të ndihej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi

Helidon Haliti: Lëvizja e veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve është shumë e dëmshme, pasi mungon infrastruktura në galeritë e rretheve

Faza e dytë e kërkimit arkeologjik në akropolin e Butrintit

Ekspozitë në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtares Helena Kadare

“Dëshira e tretë” do të vijë premierë në teatër, një komedi shqiptare që përcjell mesazhe që konfliktet nuk na çojnë askund

Veprat e piktorëve të Juglindjes në ekspozitën "Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, Anastas Kostandini: Vepra nga fondi i GKA po udhëtojnë në vendet ku janë krijuar

Filmi “Alexander” nga regjisori Ardit Sadiku, kandidatura e Shqipërisë për edicionin e 96- të të çmimeve “Oscar”

Përfundon “KO:SH Film Fest 2023”, 36 filma garuan në tri kategoritë kryesore

Koncerti premierë "Strauss & Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Bashkim Zahaj: Mospërfaqësimi i artit figurativ në Galerinë Kombëtare për gjithë këto vite është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, një dëm i pariparueshëm i arkivit
