Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Yjet e së ardhmes” çel festivalin “Dea Open Air”

Postuar: 04/09/2018 - 07:21

 Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea Open Air” ka nisur edicionin e tij të pestë. Festivali vijon traditën në Sarandë. Jashtë konkurrimit filmi "Yjet e së ardhmes" një komedi romantike muzikore me metrazh të plotë me regji nga Edmond Topi çeli festivalin. Skenari i Uli Bree, përshtatur për publikun dhe komunitetin tonë nga vetë regjisori, vë në fokus moshën e tretë dhe marrëdhëniet e shoqërisë me të, konkretizuar figurativisht dhe në mënyrë përfaqësuese në marrëdhëniet e komunitetit me brezin e tretë të atyre artistëve, që si pasojë e tranzicionit dhe mungesës së kujdesit të shoqërisë për ta, pothuajse janë harruar. Një kast i jashtëzakonshëm aktorësh, një ansambël harmonik në energji, talent dhe përkushtim, përbërë nga: Gazmend Paja, Elia Zaharia, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Ema Andrea, Karafil Shenaj, Sadush Ylli, etj, kanë ndërtuar një ansambël harmonik në energji, talent dhe përkushtim duke na transmetuar me forcë dramat, pasionin, brengat dhe ngadhënjimet e një jete të jetuar në dehje, në çdo çast dhe deri në fund. Edicioni i pestë i festivalit nga data 2 deri më 8 shtator këtë vit premton për publikun tituj të kinemasë shqiptare dhe të huaj. Numri i aplikantëve të festivalit sipas organizatorëve ka ardhur në rritje nga viti në vit. Filmat e paraqitur dhe autorët pjesëmarrës në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit mars. Këtë fazë e kaluan 258 filma (34 të gjatë dhe 224 të shkurtër), të ardhur nga Afganistani, Argjentina, Armenia, Australia, Belgjika, Brazili, Britania e Madhe, Bullgaria, Danimarka, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, Federata Ruse, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Holanda, Hungaria, India, Indonezia, Irani, Irlanda, Italia, Izraeli, Kandaja, SHBA, etj. Për drejtorin e “Dea Open Air”, Edmond Topi, edhe ky edicion do t’u japë kineastëve skenën dhe publikut mundësinë, për t’u zhytur në kinemanë e bukur dhe frymëzuese. “Këtë vit, festivali do të ofrojë mundësinë e zbulimit të 43 veprave tërheqëse - vepra madhore që trajtojnë tema të mëdha, si problemet e gjinisë, racës, statusit shoqëror apo të drejtave të njeriut”, pohon Edmond Topi, drejtor i festivalit. Dy programet kryesore të festivalit janë ai i filmit me metrazh të gjatë dhe i filmit të shkurtër

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 12:27

Regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj shprehet se që nga viti 1947 teatri rezistoi për disa dekada. Por për aktoren sot po harrohet se çfarë iu intereson artistëve.

Postuar: 20/09/2018 - 10:18

Komedia e trishtë “Babai” me regji nga Spiro Duni dhe një kast aktorësh të njohur për

Postuar: 20/09/2018 - 10:15

Muzeu Historik Kombëtar ka publikuar të dhënat për numrin e vizitorëve gjatë periudhës janar-gush

Postuar: 20/09/2018 - 10:13

“Tirana International Film Festival” (TIFF) pritet të zhvillojë edicionin e 16.

Postuar: 19/09/2018 - 07:51

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit prezantoi të martën në mbrëmje përzgjedhjen e dytë me filma të

Postuar: 19/09/2018 - 07:50

Drama “Peng” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo pritet të jetë premierë te “

Postuar: 19/09/2018 - 07:48

Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës E