
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Yzeir Llanaj: Festivali “Bylispolifonia” ka për qëllim ruajtjen dhe transmetimin e vlerave të polifonisë tek e ardhmja

Shkruar nga Julia Vrapi 19 Shtator 2023

Festivali ndërkombëtar i polifonisë “Bylispolifonia” këtë vit do të ketë në skenë mbi 35 grupe në konkurrim. Festivali këtë vit do të shënojë edicionin e 11-të në datat 22-23 shtator. Në dy ditë në Bylis do shpalosen gjetjet më të bukura të polifonisë nga grupet polifonike më në zë të vendit, por dhe nga shtete të tjera. Mjeshtri i polifonisë Yzeir Llanaj shprehet se veç grupeve pjesëmarrëse në festival janë të ftuar dhe historianë, etj. “Festivali ndërkombëtar i polifonisë “Bylispolifonia” zhvillohet një herë në dy vjet. Festivali i fundit është i vitit 2021 pas pandemisë. Këtë vit në datat 22-23 shtator organizohet edicioni i 11-të. Organizimi i këtij festivali ka për qëllim ruajtjen dhe përhapjen e vlerave të polifonisë. Marrin pjesë në konkurrim në këtë festival mbi 35 grupe nga Shqipëria dhe vende të tjera fqinje. Këtë edicion veç artistëve janë të ftuar dhe historianë, muzikologë, etnomuzikologë, etj, ku ditën e shtunë që zhvillohet festivali do të ketë paradite dhe një tryezë diskutimi mbi polifoninë . Festivali këtë vit zhvillohet dhe nën kujdesin e Akademisë së Shkencave”, tregon këngëtari i polifonisë Yzeir Llanaj “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh” dhe kryetar i shoqatës “Polifonia shqiptare” me të cilën zhvillon dhe festivalin “Bylispolifonia”. Përpara zhvillimit të këtij edicioni, kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore Mallakastra dhe shoqata mbarëkombëtare “Polifonia shqiptare” për dy ditë me radhë diskutuan për realizimin e festivalit të 11 të polifonisë, i cili do të zhvillohet në qytetin antik të Bylisit, në Hekal të Mallakastrës, nën mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës dhe të prefektit të qarkut të Fierit. Këngëtari i polifonisë Yzeir Llanaj thotë se grupet janë nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, etj. “Ky është një festival edhe ballafaques me fqinjët tanë dhe më gjerë. Nga vendi ynë marrin pjesë grupe polifonike nga Rrajca, Myzeqeja, Skrapari, Saranda, Gramshi, Vlora, etj, pra nga të gjithë trevat e polifonisë shqiptare toske dhe labe”, thotë Llanaj.
Vëmendje për polifoninë
Festivali “Bylispolifonia” në çdo edicionin të tij ka mbledhur grupe të ndryshme që kanë shpalosur vlerat e trashëgimisë. Këngëtari Yzeir Llanaj thotë se përmes festivalit përcillen dhe mesazhe për kujdesin dhe vëmendjen, që duhet treguar për polifoninë. “Ky festival vlen për të mobilizuar gjithë krahinat e vendit të marrin pjesë. Kjo pasuri këtu e ka rrjedhën e saj ndaj dhe bartësit e saj vijnë dhe shpalosin këngët e tyre të bukura. Për polifoninë kjo është një kërkesë, që ti tërheq vëmendjen dhe shtetit që të vërë dorë në këtë traditë mbarëkombëtare që ne krenohemi me këto vlera të trashëguara nga etërit tanë në shekuj. Ndaj e bëjmë dhe këtu festivalin në Bylis, që kjo të mos harrohet, por ti transmetohet të ardhmes ashtu si na e kanë lënë identike dhe neve”, shprehet Llanaj. Edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar të polifonisë “Bylispolifonia” u zhvillua në vitin 2006 në vendin tonë.
Më të lexuarat


Poezitë e kthyera në këngë nën interpretimin e aktoreve Yllka Mujo dhe Luiza Xhuvani, të shoqëruara në piano nga Merita Tërshana

Nikolin Gurakuqi: Nuk është e lehtë të shkruash opera, nga Ministria e Kulturës duhet më shumë stimulim për kompozitorët shqiptarë

Koncerti “Up-Wards” mbylli edicionin e parë të festivalit “Wednesday in Jazz” në TKOB

Artistët: Opera e parë shqiptare “Mrika” një vepër me muzikë të bukur, ajo përfaqëson realitetin shqiptar të asaj kohe

Gjergj Prevazi: Konkurrenca teatrore rrit përgjegjshmërinë për të selektuar vlera, t’i inkurajosh regjisorët e rinj është dhe duhet të jetë detyrë e çdo teatri

QKLL: E kemi sjellë figurën e shkrimtarit Petro Marko të jetë më i pranishëm në aktivitete

Opera “Carmen” në TKOB, drama e jetës së një gruaje, e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe do të hapë kalendarin artistik të muajit dhjetor

Trashëgimia kulturore në shek. XXI diskutohet në konferencën në Napoli

“Vazhdë” me punët e tetë artistëve, që reflektojnë mbi aktin e përcjelljes së njohurive ndër breza si një element themelor i njerëzimit

Mbrëmja kinematografike në Francë për festat e nëntorit hapet me filmin “Përrallë nga e kaluara”
