BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Kultura

Yzeir Llanaj: Festivali “Bylispolifonia” nuk ka pasur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, zhvillimi i tij me vështirësi

Yzeir Llanaj: Festivali “Bylispolifonia” nuk ka pasur

Festivali ndërkombëtar “Bylispolifonia” prej vitesh zhvillohet në Bylis, duke përcjellë vlerat e trashëgimisë sonë. Për organizatorët e tij, festivali këtë vit duhet të zhvillonte edicionin e dhjetë në muajin maj, por është menduar të jetë për më vonë nga sa ishte parashikuar. Kjo për shkak të situatës, që po kalon vendi ynë me koronavirusin. Festivali ndërkombëtar ka vite që zhvillohet duke mbledhur grupet folklorike jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga vende të tjera, por këngëtari i njohur i polifonisë Yzeir Llanaj thotë se me shpresën që kjo situatë të përmirësohet festivali është menduar, që të zhvillohet më vonë. Festivali që zhvillohet nga shoqata “Polifonia shqiptare” me kryetar këngëtarin e polifonisë Yzeir Llanaj organizohet çdo dy vjet në vendin tonë. Këngëtari Llanaj shprehet se gjithçka është në varësi të situatës që do të jetë në vend për zhvillimin e tij, dhe shpreson që të kenë mundësi ta zhvillojnë në qershor. “Mua kjo situatë që po kalojmë më pengon jo pak për punën time për zhvillimin e festivalit. Tashmë ne qëndrojmë në shtëpi dhe normal që nuk dalim. Ne në varësi të situatës që do të jemi kemi plan që ta zhvillojmë festivalin “Bylispolifonia” në muajin qershor. Por gjithmonë sipas gjendjes, duke uruar që të jemi mirë zhvillimin e festivalit do t’ia lëmë kohës, mund të jetë dhe më vonë dhe ne do të zbatojmë rregullat që vendosen”, thotë këngëtari Llanaj për festivalin ndërkombëtar “Bylispolifonia”, që bëhet çdo dy vjet në Shqipëri.

 Puna me projektin

Festivali “Bylispolifonia” sipas organizatorëve të tij është dhe një promovim i vlerave të trashëgimisë sonë dhe në çdo edicion të tij ka sjellë një program të pasur folklorik. Por këngëtari i polifonisë Yzeir Llanaj tregon se gjatë edicioneve të tij ka hasur dhe vështirësi, sepse ndihma financiare nuk ka qenë nga Ministria e Kulturës. Për këngëtarin e polifonisë kjo nuk është e drejtë, ku ai shprehet se nuk pranon isopolifoninë, që quhet nga ministria. “Nga institucioni i Ministrisë së Kulturës unë nuk kërkoj asgjë dhe nuk dua asgjë, sepse ajo nuk e ka mbështetur këtë festival dhe më parë. Vështirësitë për festivalin nuk kanë munguar. Në ministri janë kundërvënë dhe nuk janë dakord as për ta bërë festivalin, janë pengesë për të. Unë nuk ia shtrij më dorën Ministrisë së Kulturës, që kur ajo pranon isopolifoninë. Unë nuk pranoj isopolifoninë, por pranoj polifoninë e Ramadan Sokolit”, thotë Llanaj. Kryetar i shoqatës “Polifonia shqiptare” Yzeir Llanaj pohon se për dokumentet që duhet të plotësohen për projektet ai ka hasur probleme. Sipas tij duhet të jenë specalistët në ministri, që ti orientojnë për këto probleme që hasin në dokumentet për aplikime. “Edhe në një situatë normale mua nuk më kanë mbështetur te ministria, më kanë shkatërruar projektin. Më kanë kthyer më parë përgjigjen, që nuk u aprovua për arsye se nuk ishin bërë plotësisht dokumentet dhe të tjera gjëra. Edhe pse paguhet nga taksapaguesit ajo si ministri duhet të thërrasë e të thotë ku janë pengesat dhe çfarë duhen plotësuar në projekt. Por nëse ne do dalim shëndoshë e mirë nga kjo situatë unë do ta zhvilloj festivalin “Bylipolifonia”, sepse ka nevojë dhe populli, kanë nevojë për argëtim njerëzit, të ngjallen”, shprehet këngëtari Llanaj. Ai tregon se deri tani janë bërë dy festivale te Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës dhe të tjerët janë zhvilluar në Bylis. Në festival marrin pjesë grupe polifonike nga Shqipëria, Greqia, Sardenja, Bullgaria, etj.