BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Zaim Elezi: Ekspozita “Nana” është ecja ime në jetë...

Zaim Elezi: Ekspozita “Nana” është ecja ime në

Një ekspozitë e bukur dhe mbresëlënëse, kështu shprehen vizitorë të ndryshëm në galerinë FAB kur shohin punimet e piktorit të njohur Zaim Elezi. Piktori këto ditë shtatori solli për publikun ekspozitën “Nana”. 24 tablo pikture dhe një kokë në skulpturë e derdhur në bronz. Një grup punimesh në galerinë FAB të Universitetit të Arteve, që fillojnë nga vitet '80 e deri më sot, vepra që prezantohen për herë të parë. Një kohë që rrok dy sistemet, shumë ndryshime, por që ruan vetëm një dimension, dashurinë për nënën. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori Zaim Elezi (Zaya) i njohur në aktivitetin e tij në ekspozita brenda dhe jashtë vendit, tregon rreth punëve në pikturë në këtë ekspozitë personale. Ai shprehet se do të merret gjatë gjithë jetës me nënën si portret. Piktori tregon se e ka ndjekur nënën gjatë kohës, që është e lirë, e qetë, dhe është përpjekur të gjejë momentet më pikante, por ato që i kanë bërë përshtypje në jetë i ka pikturuar. Ekspozita është e kuruar nga prof. Sadik Spahija dhe deri më 30 shtator qëndron për publikun.

 -Në galerinë FAB është hapur ekspozita juaj “Nana”. Çfarë mund të na thoni rreth ekspozitës këto ditë shtatori për publikun?

“Nana” nuk është një ekspozitë e menduar. “Nana”është një ekspozitë, që përfshin që nga koha kur unë kam qenë student. Në këtë ekspozitë janë punë të bëra ndër vite nga unë. Janë punë, që unë i kam bërë për qejfin tim. Herë me karakter studimi dhe herë me mundësi të shprehjes. Një ditë punët filluan të shtohen dhe u bë një sasi e caktuar. Ina vajza ime që është piktore, më thotë: baba unë mendoj të bësh një ekspozitë. Kjo është e gjithë ekspozita, me punë të bëra në kohë të ndryshme pa qëllimin. Kjo është veçantia e saj dhe më bën të ndjehem dhe pak komod. Për arsyen e thjeshtë se nuk kam pasur mendimin për tu lodhur, për të bërë një ekspozitë.

- Një ekspozitë me një rëndësi të veçantë për ju...

Unë e kam vizatuar nanën time, që në vitet 1973-’74, në Liceun Artistik. Ishte modeli i parë, modeli i vetëm që më pozonte. Babai e kishte të vështirë të rrinte, por nana e gjente kohën dhe mundësinë. Përveçse nanë ajo ka një portret fantastik, që mua më inspiron gjatë gjithë kohës edhe sot. Me çfarë shoh do të merrem gjatë gjithë jetës me nanën si portret. Aq sa më ka detyruar, që të bëj dhe një kokë në skulpturë të nanës. Është shumë inspiruese si portret edhe si plastikë, si momente shprehje, ka një botë fantastike.

-Punimet tuaja në pikturë për nënën në këtë ekspozitë sipas kuratorit prof. Sadik Spahija ekspozohen për herë të parë dhe është një përzgjedhje nga punët që fillojnë në vitet ’80 e deri më tani. Pse nuk janë ekspozuar më parë?

Nuk kam pasur ndonjë nxitje për të ekspozuar. Për arsye se në kohën e komunizmit kanë qenë tema të mëdha, që duheshin bërë. Më vonë në vitet e pas ‘90 ishin peizazhet, që të jepnin mundësi jetese. Jam marrë me portretin ritmikisht në gjithë jetën time. Unë kam sjellë dhe në ekspozita punime portrete të ndryshme, por një ekspozitë e imja vetëm me portrete është e para për mua. Nuk është dhe shumë e kollajtë, janë shumë mekanizma që duhen për të mbajtur një ekspozitë. Të mbash një ekspozitë vetëm me portrete është shumë e vështirë, nuk është e lehtë. Akoma më tepër si në këtë rast, që mbahet me një portret, portretin e nënës, me një figurë. Por mënyrat e qasjes sime ndaj saj e bëjnë që të shihet, të ndiqet ekspozita për arsye e thjeshtë se janë punime të bëra në kohë të ndryshme. Nuk e kam mbajtur kurrë model nanën të më pozojë dhe unë të pikturoj. Unë e kam ndjekur atë gjatë kohës, që është e lirë, e qetë, është në veten e saj. Unë jam përpjekur të gjej momentet më pikante, që më kanë bërë mua përshtypje në jetë dhe ato kam pikturuar. Punimet e ekspozitës fillojnë që në vitet ’80, por janë shumë të tjera që nuk janë këtu. Në këtë ekspozitë janë një pjesë e vogël dhe e zgjedhur për tu prezantuar. Kuratori mendoi se kaq mjaftojnë dhe unë nuk kam asgjë kundër. Në ekspozitë janë 24 tablo pikture dhe një kokë skulpturë e derdhur në bronx.

-Sa do të qëndrojë ekspozita juaj për publikun, në galerinë FAB?

Ekspozita do të jetë deri në fund të këtij muaji. Publiku është i mirëpritur që të shohë Zaimin, që student dhe deri në moshën që jam sot. Këtu i sheh të gjitha, sepse është ecja ime në jetë. Madje është ecja larg ekspozitave, ashtu siç është në të vërtetë Zaimi. Pa bujë, pa zhurmë, pa u përpjekur për tu ekspozuar. Ky jam unë në fakt.

 - Në një vështrim rreth aktivitetit tuaj ndër vite me pikturën, ju jeni pjesë e ekspozitave kombëtare dhe ndërkombëtare nga fundi i viteve ‘80 e në vazhdim. Në këtë rrugëtim tuajin artistik, si e keni parë veten?

 Artisti është i dënuar të punojë. Nuk i kam bërë dredha plumbit. Kam punuar ritmikisht në gjithë jetën time. E kam dashur pikturën dhe nuk besoj se do të më shuhet ndonjëherë kjo dashuri. Unë kam punuar, do të punoj, jam i dënuar të punoj për hir të dashurisë.

-Gjithmonë pranë pikturës, por në aktivitetin tuaj artistik ju gjejmë dhe piktor filmi në prodhime të kinematografisë shqiptare. Në vitin 2007 piktor në filmin “Ne dhe Lenini”. Çfarë mund të na thoni rreth kësaj pjese në aktivitetin tuaj?

Historia e filmit “Ne dhe Lenini” është më vete. Duke qenë piktor në atë film, ku ishte periudha e pas ’90, ritmika e punës ishte e jashtëzakonshme, sepse dhe sasia e parave të marra për të bërë filmin duhej të përligjej në një kohë sa më të shkurtër. Po të shtrihej në kohë shpenzimet ishin të jashtëzakonshme. Ne e kemi xhiruar atë film natë e ditë. Filmi fatmirësisht shkoi shumë mirë, sepse kishte një regjisor dhe aktorë shumë të mirë. Ishin në role aktorë mjeshtra të aktrimit si Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Lazër Filipi, Mirush Kabashi, etj.

-Në ekspozitat jashtë vendit kë veçoni?

Ishte një ekspozitë, një emocion ndërkombëtar. Dua të kujtoj Francën për këtë dhe ishte një ekspozitë kolektive. Kam menduar se nuk e meritoja atë vlerësim, por më është dhënë dhe më është shprehur jo nga thjesht vizitorë, por dhe nga njerëz artistë e kolegë.

-Këto ditë shtatori ju u prezantuat me një ekspozitë personale në galerinë FAB. Më pas si do të vijojë aktiviteti juaj artistik?

Vetëm me punë me pikturën. Ekspozitat janë të shtrenjta dhe janë shumë para, që duhet për tu bërë një ekspozitë. Nuk është kollaj dhe kjo është një kosto e madhe për ne artistët, në mënyrë të veçantë për mua. Unë kam shumë punë në studio në shtëpi. Kam një ambient jo të vogël që punoj, por nuk mund ti ekspozoj, sepse duhen para për korniza, salla, etj. Gjithsesi për mua ka rëndësi të punoj. Unë si piktor gëzoj kur punoj.

-Çfarë është piktura për ju?

Unë kam punuar gjithë jetën me pikturën. Piktura është dashuri. Unë mendoj se ai që mund të pikturojë është i dashmi zotit, sepse ai mund ta kalojë kohën në mënyrën më fantastike të mundshme. Mund ta shijojë gjënë më të mirën të mundshme, mund ta gëzojë ditën më të mirën të mundshme.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat