
Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit


“Artistë e së Ardhmes” është koncerti i parë në sezonin artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për këtë vit. Drejtoresha e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, znj. Zana Çela, një ditë para nisjes së sezonit artistik 2021, vlerësoi maksimalisht artistët e rinj të TKOB, të cilët janë zbuluar, trajnuar dhe kanë dhënë kontribut cilësor në suksesin e shfaqjeve të viteve të fundit. Sipas drejtoreshës saj, këta të rinj jo vetëm startojnë sezonin artistik 2021, por do të jenë protagonistët e një seriali shfaqjesh, që TKOB do t'i realizojë dhe transmetojë online. “Jemi shumë të kënaqur, sidomos me një pjesë të artistëve të rinj, me një pjesë të drejtuesve të prodhimit, të teknikës, të cilët flasin shumë qartë me punën apo me interpretimin e tyre në skenë. Ashtu siç ne ju kemi mbështetur në muajt e parë apo në vitin e parë të punës tuaj, tani jeni bërë ju mbështetja jonë. Këtë gjë e tregojnë posterat apo banerat e çdo shfaqjeje ku është i fiksuar emri i gjithsecilit nga ju në role e në kryerole. Ndaj unë me bindje them që tashmë jeni bërë ju mbështetje e këtij teatri”, u shpreh ndër të tjera drejtoresha e përgjithshme znj. Zana Çela përballë artistëve. Në vitin 2016, për herë të parë Teatri i Operës dhe Baletit prezanton një platformë e dedikuar artistëve të rinj. Gjatë katër viteve të fundit sipas Teatrit të Operës dhe Baletit janë 692 artistë të angazhuar në produksionet, 102 artistë të rinj janë punësuar, 227 kaste të reja të cilët kanë realizuar 858 pjesë repertori të ri. Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se në çdo kast të shfaqjeve, minimumi janë 3 artistë të rinj. Koncerti i parë i sezonit artistik ishte me solistët lirikë Ivana Hoxha (mezzosoprano), Denis Skura (tenor), Nina Muho (soprano), Renisa Laçka (soprano) Bledar Domi (bass), Xhieldo Hyseni (bass). Solistë Instrumentistë: Gerd Cinxo (violinë), Ejona Nako (violonçel), Evjord Ngjeliu (klarinetë, pianistë: Herta Cane, Igli Rapaj janë në koncertin “Artistët e së Ardhmes”. Në program të koncertit autorë të njohur botërorë, si Giacomo Puccini me Che gelida manina dhe Mi chiamano Mimi. Kompozitori Astor Piazzolla me Oblivion, Giuseppe Verdi me Sempre Libera, si dhe Di due figli vivea padre beato dhe Stride la vampa. Programi vijon më tej me Le Grand Tango nga Astor Piazzolla dhe Giacomo Puccini me Veçhia rimarra. Zingaresca nga Pablo de Sarasate, Infelice! E tuo credevi nga GiuseppeVerdi, etj.
Më të lexuarat


“Dritë në Humnerë” shfaqet në muze, drama e jetës së Drita Çomos në një dokumentar

COD, zhvillohet takimi i dytë për “Gjuhën shqipe në botë”

Shqipëria e fundit në Europë në buxhet për artin, SPK propozon rritje fondesh, krijim të QKA dhe regjistrin për IKK

“Shqipëria nga Skënderbeu deri tek Enver Hoxha. Një raportim nga vendi i Shqiptarëve”, në “Ditët e Kujtesës”

Drama “Arturo Ui” me regji nga Kiço Londo, në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”

Margariti: 12 ikona të tjera do t’i shtohen listës së veprave të shpëtuara

Artistët kritika institucioneve të artit: Nuk duan t’ia dinë për folklorin shqiptar, angazhim vetëm nga komuniteti artistik

Xhamia Mbret pas restaurimit, Margariti: Ka dalë në dritë bukuria e monumentit

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve”, me çmimin “Best Female Scriptwriter” në festivalin e Kanadasë

Çmimi “Vexhi Buharaja” në letërsi, në 101 vjetorin e lindjes së përkthyesit e poetit
