Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbulimet arkeologjike, dalin në pah rrënojat e shekullit të V dhe të VI në Gjirokastër

Postuar: 09/08/2018 - 07:32

 Zbulohen mbetje arkeologjike të shekullit V dhe të VI në Gjirokastër. Misioni i arkeologëve Shqiptaro-Italian ka nxjerrë në pah objekte, të cilat janë me rëndësi të veçantë për historinë e vendit tonë. Dy zbulime të rëndësishme arkeologjike kanë dalë në dritë nga gërmimet e një ekipi arkeologësh nga Universiteti italian i Maceratës në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Tiranës. Gërmimet janë përqendruar në Paleokastër dhe Melan, si dhe përgjatë luginës së lumit Drin. Gërmimet në Paleokastër janë kryer në zonën e portës perëndimore, ku është hyrja kryesore e në kalaje romake që daton nga fillim të katërt të shekullit të pas Krishtit, dhe në kishë brenda kështjellës e ndërtuar ndoshta në V-VI shekullin e Krishtit. Një tullë e gdhendur me një dedikim për objektin e kultit është zbuluar aty pranë. Ndërsa në shpatin e fshatit Melan janë zbuluar fortifikime masive të periudhës helenistike dhe bizantine.

Misioni

Misioni i radhës arkeologjik i ndërmarrë nga specialistët italianë së bashku dhe me ata shqiptarë në sitet arkeologjike në rajonin e Gjirokastrës, ka nxjerrë në pah zbulime të tjera, të cilat kanë një rëndësi mjaft të veçantë. Kryesuesi i këtij misioni Roberto Perna nga Universiteti i Maceratës në Itali, ka nxjerrë konkluzionet e misionit të fundit, i cili nisi në qershor të këtij viti dhe u finalizua tre ditë më parë. Në fokus të këtij misioni, përveçse Teatrit të Hadrianopolit, kanë qenë edhe site të tjera që ndodhen në Luginën e Drinos, si në Paleokastër apo dhe në Melan. Për profesor Roberto Perna, zbulimi i fundit ishte në sitin e Paleokastrës ku gjatë punimeve, u zbulua një pllakë e veçantë që i përkiste shekullit të V apo të VI ku ishte shkruar emri i kishës së fshatit. Ky vit ishte i rëndësishëm për misionin tonë mbështetjen na e dha Ministria e Jashtme e Italisë. Siti i parë ku u punua me misionin italo-shqiptar në bashkëpunim me profesor Bërzhitën drejtorin e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, ishte siti i Palokastrës një sit shumë i rëndësishëm me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për arkeologjinë por edhe për turizmin. Gjatë gërmimeve dhe investigimeve në Palokastër, një gjetje e vecantë ka qenë një pllakë me një dedikim në kishën paleokristiane të shekullit të V dhe të VI ku është shkruar emri i kësaj kishe. E veçantë për këtë vit ka qenë rilevimi i fortifikimeve të periudhës helenistike dhe bizantine në Melan çka kanë vlera të jashtëzakonshme për turizmin. Pra përveç Hadrianopilit, u shtua edhe Melani, një sit me vlera të jashtëzakonshme për turizmin. Ekspeditat italo-shqiptare në sitet e Luginës së Drinos, kanë startuar gati 10 vjet më parë dhe kanë zbuluar objekte identifikuese të periudhës së hershme të Bizantit dhe Helenizmit. Lugina e Drinos është cilësuar si mrekullia arkeologjike e historike e Shqipërisë, si vendi ku ndërthuren e shfaqen dukshëm kulturat e të gjitha epokave. Si një minierë që nuk lodhet duke prodhuar ajo vazhdon të "habisë" studiuesit dhe arkeologët me qindra sitet që mban në thellësi, rrugët antike, monumentet e ndryshme si dhe me elementet e rralla të qytetërimeve të ndryshme që kanë lulëzuar në të.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 08:06

Festivali ndërkombëtar operistik “Marie Kraja” nisi mbrëmë edicionin e 17 në Tiranë.

Postuar: 20/04/2019 - 08:02

Nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar, gjimnazi “Ismail Qemali” organizoi aktivitet

Postuar: 20/04/2019 - 08:00

Filmi i animuar në vendin tonë përballet me jo pak probleme.

Postuar: 19/04/2019 - 07:27

Monumenti i Agonotetëve, ngritur mes gjelbërimit dhe kurorës së ullinjve, u kthye në një prej sim

Postuar: 19/04/2019 - 07:25

Vepra franceze “Boeing Boeing” pas 90 shfaqjeve në skena të ndryshme të teatrit në ve

Postuar: 19/04/2019 - 07:24

Piktori Arben Basha shprehet se në gjendjen që është sot në Galerinë Kombëtare të Arteve piktorët