Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zeqo dhe Ceka: Duhet një muze i ri për arkeologjinë, aktuali nën rrezik të vazhdueshëm

Postuar: 19/11/2019 - 07:30

Muzeu Arkeologjik në Tiranë për specialistë të ndryshëm kërkon një investim nga shteti, për të dalë nga gjendja ku ndodhet prej vitesh. Sipas arkeologëve, në Institutin Arkeologjik janë të shumta fondet arkeologjike, që vijnë nga i gjithë vendi, dhe muzeu aktual nuk është i mjaftueshëm për ekspozimin e tyre. Për arkeologët, duhet të jetë një projekt i ndërtuar nga muzeumolgët dhe me standartet, që kërkon koha. Arkeologu dhe studiuesi Moikom Zeqo tregon se për këtë institucion duhet bërë shumë më tepër. Nuk kanë munguar herë pas here reagimet e specialistëve të ndryshëm, por duket se gjendja nuk ka gjetur ndryshimin. Për arkeologun Moikom Zeqo, ky muze për vlerat që përmban është i nivelit europian. “Materialet aty janë të nivelit të lartë shumë, por kishte probleme me klasifikimin shkencor, kishte probleme me etiketat, etj, që nuk kanë qenë të kohës sonë kur kemi qenë në atë institut kur kemi qenë anëtarë të Institutit të Arkeologjisë, dhe që atëherë kam thënë që duhet ndryshuar. Muzeu për nga vlerat që ka është i nivelit europian, por dhe në fonde ka akoma një numër të madh objektesh që ne kemi dorëzuar gjatë gërmimeve arkeologjike, që mund të ekspozohen. Projekti mund të bëhet madhështor dhe të jetë jo i kufizuar, por me ndërtesë madhështore me shumë hapësirë për të ekspozitura gjithë fondin, sepse është fond me objekte nga gjithë Shqipëria”, pohon arkeologu Zeqo. Sipas arkeologut dhe studiuesit të njohur Moikom Zeqo, një nga zërat që vazhdon të reagojë fort në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në vend, nga shteti duhet menduar që për këtë institucion të ketë një projekt, por me specialistët e fushës. “Një muze i ri për arkeologjinë në Tiranë, që duhet të jetë nga shteti. Kjo do të donte një projekt muzeumologjik nga specialistët, që për fat të mirë janë ende gjallë, që mund të bënin një projekt madhështor muzeumologjik se si do të ekspozohej, në çfarë mënyrë, kronologjia, llojet, etj”, vijon arkeologu Moikom Zeqo.

Rreziku i muzeut

Edhe për arkeologun Neritan Ceka, një muze i ri arkeologjik duhet të jetë në Tiranë, kur nuk ka mundësi që të bëhet zgjerimi i atij sot. Sipas tij, muzeu aktual ka qenë nën rrezik. “Muzeu Arkeologjik në Tiranë është i bërë në vitet ‘80 me atë mundësi që kishte Instituti i Arkeologjisë edhe sot është pronë e tij. Ai është një muze i pasur dhe shumë metodik, që tregon nëpërmjet arkeologjisë të gjithë historinë e lashtë të vendit tonë. Ka materiale të klasit të parë që mund të ishin dhe në Luver, etj, por që natyrisht që është në një ambient shumë të kufizuar dhe nën rrezik të vazhdueshëm. Rreziku i vazhdueshëm ka qenë ideja, që kishte dikur ALUIZNI që ta merrte për godinë, por Shqipëria ka nevojë për një muze arkeologjik”, vijon arkeologu Neritan Ceka. Turizmi sipas arkeologut Neritan Ceka, nuk vetëm i ujit dhe i diellit, po të llogarisësh që pjesa më e madhe e turistëve kërkon arkeologjinë, sepse i ke në Bylis, Apolloni etj. “Turistët i kemi dhe në Muzeun Historik Kombëtar, që ai nuk është muze arkeologjik dhe pjesa arkeologjike e tij është metodike. Ne kemi nevojë për një muze të mirë arkeologjik në Tiranë. Nga fondet arkeologjike që ka Instituti i Arkeologjisë sot, ne kemi ekspozuar në muze rreth një të dhjetë e asaj, që mund të ekspozohet”, shprehet Ceka. Muzeu Arkeologjik sot kërkon investime, ose të ketë një tjetër projekt për një muze të ri, por sipas arkeologut Ceka deri tani kjo ka munguar. “Muzeu Arkeologjik është tek e njëjta godinë, sikur të kishte marrë të gjithë ambientin që e ka marrë Ministria e Integrimit, ku duhej të bëhej godinë tjetër për ministrinë, por morën ambientet që mund të ishte zgjeruar IA. Ka qenë një propozim, që Piramida mund të ishte një muze i shkëlqyer arkeologjik i Shqipërisë. Unë do të preferoja një muze të ri arkeologjik, që duhet të bëhet nga shteti”, thotë arkeologu Neritan Ceka. Muzeu Arkeologjik i Tiranës është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore, gjatë së cilës u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale. U hap në 1 Nëntor 1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavioni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Ky muzë prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2019” shpalli fituesit e edicionit të pestë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Drama "Tre vetë në një varkë pa llogaritë Nik Prel Mujën", shkruar dhe me regji nga Ste

Postuar: 13/12/2019 - 07:22

Komedia “Zyrtarisht beqare” shoqëron këtë fundjavë publikun në teatrin “Skampa&

Postuar: 13/12/2019 - 07:21

Ceremonia për 60 -vjetorin e Cirkut Kombëtar bëri bashkë artistët, por sipas tyre ky organizim du

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëta

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis