Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Zhizel”i Agron Aliajt vjen premierë në skenën e teatrit të Korçës

Postuar: 21/03/2019 - 07:25

Baleti “Zhizel” me artistët e TOB do të shënojë premierën e tij dhe në skenën e teatrit të qytetit të Korçës. Për dy mbrëmje vepra e baletit do të jetë në skenë për publikun. Veprën me koreografi që është e bazuar nga Agron Aliaj e rivë në skenë Enada Hoxha. Teatri “Andon Zako Çajupi” lajmëron se ky balet është ngjarje artistike për skenën korçare. “Ngjarje e madhe artistike në skenën e Teatrit të Korçës! Baleti “Zhizel”, interpretuar nga trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit! Rivënie historike in memoriam të Agron Aliaj”, shkruan teatri për baletin që do të jetë në skenë mbrëmjet e datave 28 dhe 29 mars. Balet me dy akte nga Adolphe Adam, në këtë rivënie historike është ruajtur e pandryshuar struktura e koreografisë e realizuar nga origjinali dhe punuar nga mjeshtri Agron Aliaj, por është një produksion komplet i ri. Libreti është shkruar nga Jules-Henri Vernoy de Saint-Georges e Theophile Gautier. Koreografia nga origjinali Jean Corallie dhe Jules Perrot. Prej disa ditësh artistët në drejtimin e Enada Hoxhës po zhvillojnë provat për të sjellë këtë vepër në skenë. Një punë që po bëhet me një përkushtim të madh dhe dy net me radhë artistët do të jenë në skenën e Korçës. Solistja e njohur Ledia Sulaj në këtë vepër vjen në skenë si Zhizel. Mes të tjerave ajo shprehet se kjo vepër përcjell emocione por dhe momente të veçanta. “Është një vepër shumë emocionuese dhe momenti më i veçantë është momenti ku Zhizeli çmendet. Unë personalisht e kam përjetuar thellësisht dhe kam qarë vërtetë. Lot në sy gjatë interpretimit, dhe kjo ishte pjesa më e bukur e veprës. Përveç pjesës teknike, futja nën petkun e Zhizel është çelësi i zbërthimit të veprës. Me këtë balet ne jemi për herë të parë në skenën e Korçës dhe është premierë”, tregon solistja Ledia Sulaj. Në shfaqjen që vjen në skenë nga trupa e baletit baletmaestër është Enada Hoxha, koreopetitore Alisa Gjoni, skenograf Renold Sula, kostumograf Ardi Asllani dhe koncertmaestër Enina Llozi.

“Zhizel” në skenë

Baleti “Zhizel”, i cili është vënë në skenë për herë të parë në vitin 1988 kishte në rolet kryesore Mukadez Erebara, Albana Suljemani, Ludmill Cakalli, Ilir Kerni, Pëllumb Agalliu, Leonard Xhokaxhi etj. Rivënia e dytë e tij ishte në vitin 1998 po me koreograf Agron Aliaj, skenografia Shaban Hysa dhe në rolet kryesore ishin Enada Hoxha, Gerd Vaso, Eno Birko, Ambeta Toromani, etj. Libreti i baletit “Zhizel” është ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane mbi vilisat, të fejuara që vdesin pa arritur të martohen. Filozofia e baletit “Zhizel” është dashuria. Një vajzë e re 15 vjeçe dashuron për herë të parë, por ajo zhgënjehet, sepse ai që hiqet si fshatar është në të vërtetë princ. Edhe në botën e përtejme ajo vazhdon ta dashurojë pavarësisht se ai e gënjeu. Lufta e vilisave është e tillë që ata duan ta shkatërrojnë këtë dashuri dhe pas vdekjes, por forca e madhe e dashurisë bën që të triumfojë, megjithatë ajo është një hije rreth tij. Kjo shfaqje baleti që për dy net do të jetë në skenën e  teatrit “Andon Zako Çajupi” vjen në vijim dhe të veprave që po vijon të shfaqje TOB në skenat e qyteteve të tjera. Më parë po në qytetin e Korçës u vendos dhe baleti “Liqeni i Mjelmave”. Edhe këtë herë trupa e baletit u mirëprit nga publiku. Këtë radhë artistët do të jenë me një tjetër vepër, që është e njohur për emocionet që përcjell.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 07:54

Në Ditën Botërore të Librit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë pedagogët theksuan sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet libri në Shqipëri.

Postuar: 24/04/2019 - 07:52

 Filmi “Zgjimi i Enver Simakut” me skenar dhe regji nga Marco L

Postuar: 24/04/2019 - 07:49

Regjisorja Eliona Thomaraj shprehet se te “arTurbina” nuk do të pranojë kurrë të shko

Postuar: 23/04/2019 - 07:42

Olen Cesari rikthehet për publikun e Tiranës në një koncert të madh për dy mbrëmje me rradhë në s

Postuar: 23/04/2019 - 07:41

Në “Moscow International Film Festival” u shfaq premiera botërore e filmit artistik &

Postuar: 23/04/2019 - 07:39

Filmi “Internimi” i regjisorit Kast Hasa u shpall filmi më i mirë i huaj në “Ar

Postuar: 23/04/2019 - 07:38

Shkrimtarë dhe studiues sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit shprehen se ndihen të larguar nga Mi