BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Kultura

Zhvillimi dhe problemet e arkivistikës, ekspertë dhe studiues mblidhen në Sarandë

Zhvillimi dhe problemet e arkivistikës, ekspertë dhe studiues mblidhen

Konferenca e IV Mbarëkombëtare e Arkivistikës u zhvillua në qytetin e Sarandës. Aktiviteti që tërheq vëmendjen e historianëve e studiuesve nga i gjithë rajoni, u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe me mbështetjen e Fakultetit të Tiranës, Filiali Sarandë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtori i Përgjithshëm i Arkivave dr. Ardit Bido, kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj, kryetari i Bashkisë Sarandë z. Adrian Gurma, prefekti i Qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj, si dhe arkivistë të institucioneve të qytetit Sarandë. Në njoftimin zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet me dije mes të tjerave, se qëllimi i konferencës ishte dhe për të mbledhur ekspertët e studiues të arkivave për të diskutuar mbi problematikat e fushës. “Qëllimi i kësaj konference është për të prezantuar e parë më afër zhvillimin në fushën e arkivistikës, për të shkëmbyer ide e përvoja, për ruajtje cilësore të dokumenteve e materialeve të tjera arkivore që mbeten dëshmia më e madhe e së kaluarës, çelës për të kuptuar të tashmen, por pse jo edhe të ardhmen. Mbi të gjitha, qëllimi i kësaj konference është të mbledhë ekspertët dhe studiuesit e arkivave, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, dixhitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitet e sotme”, thuhet në njoftimin e DPA. Për të respektuar maksimalisht protokollet e vendosura për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 konferenca ishte ndarë në pesë tryeza, duke iu referuar temave që do të kumtoheshin. Tryeza e parë ishte me temën "E drejta e informimit, të drejtat e njeriut, shfrytëzimi i arkivave”, tryeza e dytë zhvilloi temën "Zhvillime teknologjike, shërbimi i arkivave të digjitalizuara”, tryeza e tertë pati në vëmendje "Inspektimi dhe trajnimet, puna e arkivistit”, tryeza e katërt ishte me "Historia përmes arkivave” dhe tryeza e pestë më në fokus "Probleme të punës arkivore". Krahas konferencës, u prezantua edhe ekspozita me fotografi nga konferenca të kryera ndër vite si edhe nga botimet e DPA-së, "Buletini metodik" dhe "Arkivat Shqiptare" të cilat janë pjesë e fondit të Bibliotekës së DPA-së. Konferenca e IV Mbarëkombëtare është traditë që vazhdon mbas tre të parave të mbajtura, në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.