Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Zija e Bardhë” me regji nga Milto Kutali, me aktorë, instrumentistë dhe artistët lirikë

“Zija e Bardhë” me regji nga Milto Kutali, me aktorë,

Shfaqja “Zija e Bardhë” së shpejti do të vijë premierë. Një shfaqje, që zhvillohet në kuadër të projektit “TOURNEE” në Apoloni. Kjo vepër është me regji nga Milot Kutali dhe do të luhet nga aktorë të njohur të teatrit, por pjesë e saj janë dhe artistë lirikë. Shfaqja “Zija e Bardhë” është përshtatur nga regjisori Mito Kutali nga autori Kristo Floqi. Në një reagim të tij regjisori i njohur Milto Kutali thotë se për këtë vepër teatrore, që vjen në kuadër projektit “TOURNEE” që ka nisur në Fier janë angazhuar artistë të njohur dhe kjo është një pjesë që i ka kaluar 200 vitet në vendin tonë. ““Zija e Bardhë” është një variacion nga vepra e Kristo Floqit “Zi e më zi”. Është përshtatur dhe është bërë regjia nga unë. Një vepër, që i ka kaluar 200 vjetët në Shqipëri dhe është vënë në shumë skena. Në këtë rast me regjinë time ka një këndvështrim të ri kjo vepër, sepse përveç aktorëve janë dhe një formacion orkestral prej 11 instrumentistësh nga Fieri, por janë edhe dy këngëtarë të njohur të muzikës sonë lirike, si tenori Kastriot Tusha dhe sopranoja Eriona Gjyzeli, si dhe janë dhe dy balerinë. Aktorët janë të trupës teatrore “Bylis”, por janë dhe të tjerë të ftuar”, tregon regjisori i njohur Milto Kutali. Në një reagim të tij regjisori Kutali thotë se “Zija e Bardhë”, që vjen si një shfaqje e mirëfilltë teatrore ka dhe elementë të klasikes botërore. “Është një shfaqje e mirëfilltë teatrore, ku padyshim janë dhe elementët tradicionalë shqiptarë, por dhe të klasikes botërore. Sopranoja Eriona Gjyzeli përveç dy arieve klasike do të këndojë dhe “N'jat zaman t'asaj furie”, por dhe Kastriot Tusha përveç dy arieve klasike, që janë të lidhur me subjektin e veprës do të këndojë dhe “Moj e bukura More”. Të dy këta artistë lirikë janë të integruar dhe si aktorë në këtë shfaqje. Vepra teatrore është premierë më 20 shtator në amfiteatrin e Apolonisë dhe do të xhirohet e do të jepet të nesërmen nga RTSH”, shprehet regjisori Milto Kutali. Projekti “TOURNEE” zhvillohet në kuadër të programit INTERREG IPA CBC: Itali- Shqipëri-Mali i Zi. Që në fillimet e projektit “TOURNEE” u bë me dije se parashikon të krijojë një rrjet aktivitetesh teatrore në funksion të zhvillimit dhe promocionit të turizmit dhe do të stimulojë e financojë bashkëpunimin në rrjet midis teatrove shqiptare, Italiane e Malit të Zi, për ta shtrirë më pas këtë bashkëpunim në programin në vijim, në një rrjet teatror europian.

 Jeta e autorit

Kristo Floqi (1876-1951), bashkëthemelues i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”. U lind në Korçë. Mësimet e para Kristo Floqi i mori në Korçë, ndërkohë që studimet e mesme dhe të larta i kreu në Greqi. Diplomoi për drejtësi në Athinë, po aty e ushtroi profesionin e avokatit deri në vitin 1900. Më pas shkon në Korçë, ku hap zyrë avokature, më pas kaloi në Vlorë. Zotëronte disa gjuhë të huaja dhe shquhej që në rini për prirje letrare dhe publicistike. Veprimtaria politike, juridike, letrare dhe publicistike e Kristo Floqit përfshin Shqipërinë dhe SHBA-në. Vëllezërit Kristo dhe Thanas Floqi janë të njohur në veprën e tyre patriotike, por edhe në fushën e teatrit. Ata e kishin shtrire aktivitetin e tyre jo vetëm në Korçë nga ishin, por dhe në Elbasan e Amerikë. Vëllezërit Floqi u morën dhe me ngritjen e trupave të para teatrale në vend. Në Elbasan trupa e krijuar nga Thanas Floqi në vitin 1918 i filloi shfaqjet e para me veprat e Kristo Floqit, si dhe të tjera të patriotëve kombëtarë.