Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Zona e Pritjes”, në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Tetovë

Postuar: 06/10/2019 - 07:57

Shfaqja teatrore "Zona e pritjes” e teatrit “Migjeni” të Shkodrës ishte pjesëmarrëse në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Tetovë. Shkruar nga autorja kroate Marina Vujcic “Zona e pritjes”, një komedi e zezë erdhi për publikun me regji nga Fatos Berisha. Më herët kjo vepër teatrore ishte premierë në teatrin Shkodrës, ndërsa këto net në festivalin teatror në Tetovë. Ngjarja që ndodh në një korridor të një ambulance vjen përmes notave humoristike, ku me lojën e aktorëve në teatër përcillen probleme të shumta sociale, të cilat lidhen edhe me aktualitetin në vendin tonë, por jo vetëm. Në role janë Nikolin Ferketa, Rita Gjeka, Linda Jarani, Jozef Shiroka, Kristi Lleshi, Simon Shkreli, Nensi Bakalli, Merita Smaja dhe Oliver Ymeri. Në komedinë e zezë "Zona e pritjes” të gjithë presin për të hyrë te doktori. Por ama kur i vjen rralla për t’u futur të gjithë nxjerrin nga një justifikim për ta shtyrë këtë takim. Kemi një zonjë në moshë, e cila përzihet duke u përfshirë në çdo bisedë apo hall që këto personazhe kanë, duke ndërhyrë në hallin e çdo personi sa arrin të bëhet shqetësim për të gjithë ata që presin. Personazhi i djalit të ri, i cili hiqet si shkrimtar, por në të vërtetë ai është një endacak, i cili shkon në zona të ndryshme të pritjes thjesht për tu ngrohur, sepse nuk ka ku shkon. Ai është një person i vetmuar, babai i tij marinar anijesh ka vdekur dhe gruaja e ka braktisur. Pjesë e komedisë së zezë është dhe një aktore filmash, një djalosh i cili është i dëshpëruar dhe ai sëmuret vetëm nëse doktori i thotë që je mirë me shëndet, sepse është i fiksuar se ka një sëmundje. Kemi një çift bashkëshortësh, të cilët grinden gjatë gjithë kohës, dhe bashkëjetesa e tyre është në fije të perit, pasi burri e ka gënjyer që është i paralizuar për tre vite. Një vajzë e cila është e sëmurë është në personazhet e veprës dhe nuk mund të mungonte edhe infermierja, e cila është e rreptë si dhe endacaku. Çdo personazh është unik në llojin e vet. Ata gjatë pritjes për te mjeku dialogojnë me njëri - tjetrin, ku këto dialogje kthehen në komedi për spektatorin, por thellë brenda vetes së tyre kanë histori dramatike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 07:28

Mungesa e infrastrukturës ligjore në institucionet tona të artit, ka bërë që sot artistët të përballen me probleme nga më të ndryshmet.

Postuar: 22/10/2019 - 07:27

Ansambli Popullor me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës i rikthehet tureve të koncert

Postuar: 22/10/2019 - 07:25

Festivali i teatrit “Kadri Roshi” nisi edicionin e dytë në qytetin e Gjirokastrës.

Postuar: 20/10/2019 - 08:02

Ekspozita “Vetmia e engjëllit- La solitudine dell’Angelo” u çel për publikun në

Postuar: 20/10/2019 - 08:01

Ekspozita “Post-Avangarda Lindore” me punët e tre artistëve nga Shqipëria u hap në ga

Postuar: 20/10/2019 - 07:59

Në festivale të ndryshme poeti i njohur Jorgo Papingji është vlerësuar me krijimtarinë e tij.

Postuar: 19/10/2019 - 07:28

 Orkestra e Harqeve e qytetit të Vlorës, nën dirizhimin e Oleg Arapit, vjen këtë mbrëmje me