BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Kultura

Zonat arkeologjike A dhe B në Durrës, takim në IKTK për hartimin e planit të menaxhimit

Zonat arkeologjike A dhe B në Durrës, takim në IKTK për

Hartimi i “Planit të Menaxhimit të Integruar të zonave arkeologjike A dhe B në Durrës” ishte në fokus të takimit, që u zhvillua në ambientet e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Në IKTK u mbajt takimi i radhës në kuadër të hartimit të planit, ku ishin përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Instituti i Arkeologjisë si dhe studio “ARS Progetti”. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shprehet se të pranishmit ndanë këndvështrimet e tyre në lidhje me përmbajtjen e këtij projekti me rëndësi të madhe për qytetin e Durrësit. “Projekti synon të sigurojë një qasje të qëndrueshme, e cila të mund të integrojë mbrojtjen e zonave arkeologjike, me nevojën për zhvillimin ekonomik të qytetit. Qëllimi i angazhimit të të gjitha palëve në këtë projekt është ndarja e eksperiencave si dhe ofrimi i një perspektive të re”, thuhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Në qershor të vitit 2020, Ministria e Kulturës, Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Bashkia Durrës nënshkruan memorandimin e mirëkuptimit, që kishte për qëllim hartimin e “Planit të Menaxhimit të Integruar të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Durrësit” (2021-2027), si dhe krijimin e TID Durrësi. Në qershor bëhej me dije se përmes memorandumit të mirëkuptimit, konfirmohet angazhimi i të gjitha palëve për të bashkëpunuar dhe përcaktuar përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet në hartimin e këtij Plani Menaxhimi, i cili ka për qëllim të ofrojë një perspektivë të re me një kornizë të prekshme dhe të matshme për qëndrueshmërinë e ardhshme të zonës, si dhe për hartimin e projektit arkitektonik për zonën TID Durrës me Bashkinë Durrës. AADF angazhohej të financojë hartimin e planit të menaxhimit të integruar të zonës arkeologjike A dhe B të qytetit të Durrësit dhe hartimin e të projekt-idesë dhe projektit të detajuar arkitektonik për zonën TID; të përzgjidhte konsulentë vendas dhe/ose ndërkombëtare dhe ekspertë të fushave të ndryshme, sipas nevojës për realizimin e qëllimit të këtij memorandumi. Ministria e Kulturës angazhohej të ofronte dokumentacionin teknik dhe të dhëna të tjera që mund të nevojiten gjatë hartimit të planit, të ofronte mbështetjen institucionale gjatë gjithë fazave të hartimit të projektit, të realizonte në mënyrë të koordinuar me AADF dhe Bashkinë Durrës dëgjesa dhe konsultime publike gjatë hartimit dhe pas përfundimit të draftit të Planit të Menaxhimit të Integruar.