Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Zoti i Masakrës”, 2 mbrëmje në skenën e teatrit “Migjeni”

Postuar: 13/11/2018 - 07:32

"Zoti i Masakrës" komedia brilante e Yasmina Reza në Shkodër mbrëmjen e së martës dhe të mërkurës. Një vepër e cila përmban konfliktin që në fillim. Dy çifte, në dukje të qytetëruar takohen për të rregulluar pasojat e një episodi të dhunshëm, i cili plasi ndërmjet dy fëmijëve të tyre. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension. Në komedi grindja e dy fëmijëve është pikërisht kjo zënkë që i çon në konflikt jo vetëm prindërit e të ashtuquajturit fëmijë që ushtron dhunë, por edhe familjen e të dhunuarit. Djali i Alain dhe Anet i theu dy dhëmbë djalit të Mishel dhe Veronik. Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje dhe për ta ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Me ndihmën e alkoolit, tensioni rritet duke kapërcyer egërsisht mbi binarët e Eduart Albi. Konflikti i parë sjell një tjetër me çiftin, e më pas një tjetër me vetë partnerët, çka sipas aktorëve sjell përmes “Zotit të Masakrës”, tre shfaqje të ndryshme.

"Zoti i masakrës" komedi nga Yasmin Reza me regji nga Kiço Londo për publikun në teatrin “Migjeni” sjell në role aktorë të njohur. Një tjetër vepër e shkëlqyer e Yasmin Reza mbi temën e saj të parapëlqyer: hipokrizinë borgjeze. Aktorë në role Erand Sojli, Alert Çeloaliaj, Ermira Gjata dhe Ermira Hysaj. Sipas regjisorit të shfaqjes Kiço Londo, kjo është një vepër shumë njerëzore. “Jam joshur nga mënyra se si zhvillohen ngjarjet dhe evulojnë ato brenda një kohe shumë të shkurtër. Jam i joshur nga fakti se vepra është shumë njerëzore”, ka pohuar më herët regjisori Londo për komedinë.

“Zoti i Masakrës” rikthen në skenë dhe aktorin e njohur Erand Sojlin. Sipas tij, kjo është një vepër e cila beson se do të meritonte çdo lloj sakrifice. “Kjo jo vetëm në rastin tim, por të çdo aktori që dashuron këtë profesion. Kam ardhur me shumë dëshirë për t’ju rikthyer këtij roli i cili është një diamant në cv time si aktor. Pasi Yasmin Reza është një autore e cila i jep hapësirën e nevojshme, regjisorit dhe aktorit”, pohon aktori Sojli. Sipas aktorit, “Zoti i Masakrës” është një vepër e një modeli të përkryer dramaturgjik, jo vetëm për fabulën, por për mënyrën se si trajton problematikën e kohëve moderne. “Zoti i Masakrës” nominuar për gjashtë çmime “Tony”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 07:27

"Kreditorët” vepër nga August Strindberg me regji Luli Hoxha vijon për publikun në skenë.

Postuar: 13/12/2018 - 07:25

Filmi “Shpresa” prodhim i Kinostudios më 1989, me skenar nga Dhimitër Xhuvani dhe reg

Postuar: 13/12/2018 - 07:24

“Kruja dhe Skënderbeu”, ekspozita e 53 piktorëve shqiptarë zhvendoset nga Tirana në V

Postuar: 13/12/2018 - 07:22

Ministria e Kulturës ka nisur procedurën për mbylljen e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit

Postuar: 12/12/2018 - 07:39

Shfaqja teatrale "Copë Copë" vazhdoi turneun në Tiranë dhe mbrëmë u shfaq për publikun

Postuar: 12/12/2018 - 07:38

Festivali i 57 i Këngës në RTSH do të prezantohet nga Viktor Zhusit dhe këngëtarja Ana Gojla, por

Postuar: 12/12/2018 - 07:36

Ministria e Kulturës, në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria “Viti mbarëkombëtar Gje