BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x
BREAKING NEWS

“Një kafe, ose do përfundoni në komisariat”/ U kërkonte para qytetarëve, Policia e Shtetit merr vendimin drastik për efektivin, në hetim edhe... (Emrat)

“Një kafe, ose do përfundoni në komisariat”/ U
x

Kultura

Zyra e Filmit pjesë e AIK, një nga organizatoret e “European Young Academy Awards”  

Zyra e Filmit pjesë e AIK, një nga organizatoret e “European

Ky vit e ka gjetur Shqipërinë me një ftesë nga organizatorët e festivalit EFA, në kuadër të “Young Academy Awards”. “European Film Academy Awards” ose siç njihet ndryshe mes entuziastëve të kinemasë “Oscar Europian” është një nga eventet më të mëdha, si nga përmasat, ashtu edhe për nga rëndësia në industrinë e kinemasë. Festivali, i cili njihet ndryshe si EFA, erdhi si një gjetje e Ingmar Bergman në 1988. Si një organizim kolosal dhe me rëndësi të veçantë për prodhimet filmike, organizatorët e EFA kanë marrë një iniciativë tjetër prej 2012-tës: të përfshijnë të rinj nga vende të ndryshme të Europës në vlerësimin e filmave. Zyra e Filmit Tiranë si pjesë e Agjencisë së Industrisë Kreative (pjesë e Bashkisë Tiranë), në bashkëpunim dhe me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, organizojnë  tridhjetë të rinj shqiptarë, të grupmoshës 12-14 vjeç që do të luajnë rolin e jurisë me të drejtën e votimit për dy filma dhe një dokumentar, selektuar paraprakisht nga EFA. Sipas njoftimit, ky proces votimi do të zhvillohet paralelisht në 42 vende të botës, për të përzgjedhur më pas kandidatin më të mirë për në ‘short list’-ën e festivalit. “Projektet e përzgjedhura do të shfaqen fillimisht për të rinjtë në një periudhë prej tre ditësh, për tu mbajtur më pas ceremonia e çmimeve më 13 nëntor 2022 në Erfurt (Gjermani). Pjesa tjetër e pjesëmarrësve do të kenë mundësinë ta ndjekin eventin online nëpërmjet ëebsite-t zyrtar të YAA”, thuhet në njoftim. “Young Academy Awards” vijon njoftimi, është gjithashtu pjesë e “European Film Club” (Klubi i Filmit Evropian), i cili shërben si një platformë dhe rrjet lidhës kinematografik për të rinjtë nga i gjithë kontinenti, që do të kenë akses të vazhdueshëm për të parë dhe për të diskutuar filma europianë në kinematë e reja që priten të çelen në qytete si ajo e “Agimit” dhe “Maks Velos”. “Përfshirja e të rinjve në rolin e jurisë do t’i ndihmojë këta të fundit që përmes iniciativës së YAA, të kenë mundësi të zbulojnë dhe të njihen me prodhime të një kualiteti të lartë artistik të Europës”, thuhet në njoftim. YAA organizohet nga “European Film Academy Productions”, me suportin e Mitteldeutsche Medienforderung dhe Creative Europe Media.