BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

lifestyle-shëndeti

Sëmundjet e zemrës: Çmimi që duhet të paguajmë për fertilitetin?

Sëmundjet e zemrës: Çmimi që duhet të paguajmë
Një studim i fundit zbulon se genet që nxisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare ndihmojnë në rritjen e fertilitetit te njeriut. Kërkuesit australianë thanë se zbulimet duket se ofrojnë një shpjegim të mundshëm për shkakun përse këto sëmundje i kanë rezistuar shumë gjeneratave.
 
Megjithse stili i jetesës është një faktor parësor në rrezikun e sëmundjeve të zemrës, studiuesit thonë se dhe genet ndikojnë në ndryshimin e shanseve. "Genet luajnë një rol të rëndësishëm në rrezikun e sëmundjeve në arteriet koronare gjatë ciklit jetësor të njeriut”, thotë kreu i studimit Sean Byars, i University of Melbourne, duke shtuar se ato ndikojnë në masën rreth 50 për qind.
 
Ndërsa pjesë tjetër ka të bëjë me faktorë të tjerë, duke përfshirë si zakonet e këqija si duhan-pirja dhe dieta e keqe.
Seleksionimi natyral është procesi me anë të të cilit organizmat, duke përfshirë dhe njeriun, evoluojnë për të pasur shanse më të mira mbijetese. Në studimin e ri grupi i Byars zbuloi se rreth dymbëdhjetë gene që lidhen me sëmundjet e zemrës kanë ndikim pozitiv në suksesin e procesit riprodhues të atij njeriu.
 
"Studimi ka të bëjë me të kuptuarit se përse sëmundjet e zemrës vazhdojnë të jenë dominonte në njeriun modern”, shpjegon ai, duke shtuar se zbulimet japin një mesazh paralajmërimi teknikën moderne të “korrektimit të geneve” nga shkencëtarët, pasi funksionet e tyre nuk janë gjithnjë tërësisht të dukshme apo nuk përkasin vetëm një aspekti të organizmit.
 
Por edhe nëse nëna natyrë insiston për të ruajtur genet e sëmundjeve të zemrës, studiuesit shtojnë se njeriu mund të bëjë shumë gjëra për të reduktuar shanset e problemeve.
"Edhe nëse kemi një gjurmë familjare gjenetike, stili i jetesës është ai që bën diferencën e madhe," tha Byars.