Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Trepça”, Mustafa: Qeveria do ketë 80% të aksioneve, punonjësit 20%

Postuar: 07/10/2016 - 18:03

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Projektligji për Trepçën, është i një rëndësie të veçantë për Kosovën. Ai ka thënë se ky projektligj synon të ardhmen për Trepçën, e jo kthimin e saj në të kaluarën

“Për përgatitjen e këtij ligji, janë shfrytëzuar përvoja nga vendet dhe raste të ndryshme, për të gjetur një zgjidhje e cila ndihmon zhvillimin ekonomik, respekton kriteret e ekonomisë së tregut dhe mbron interesat e punonjësve, përkatësisht të minatorëve të Trepçës”, ka thënë Mustafa në fjalën e tij.

Ai gjithashtu ka potencuar se ligji përcakton qartë se resurset minerare janë pronë e Republikës së Kosovës, prandaj me këtë ligj, prona e Trepçës është dhe mbetet pronë e Kosovës.

“Trepça, sipas këtij ligji, do të organizohet si shoqëri aksionare, në të cilën aksionar kryesorë do të jetë Qeveria me 80% të aksioneve dhe 20% do të jenë aksione të punonjësve të Trepçës”, ka potencuar Mustafa, shkruan Express.

Kryeministri ka bërë me dije se Projektligji siguron një kujdesje ligjore dhe sipas praktikave ndërkombëtare për mjedisin dhe siguron që 20% nga renta minerare të alokohet për komunitetin në lokacionet e komunave ku ndodhen njësitë biznesore, që destinohet për mbrojtje të mjedisit, infrastrukturë, sport, shëndetësi dhe arsim.

Në fund të fjalës së tij, Mustafa tha transformimi i Trepçës sipas këtij Ligji, është në interes të të gjithëve, të zhvillimit ekonomik të vendit, është në interes të komunitetit në përgjithësi në vendet ku do të operojë Trepça, prandaj ligji meriton përkrahjen e të gjithëve.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 20:03

Një baba në Nevada të Shteteve të Bashkuara ka vrarë djalin e tij pasi nuk e përballonte dot faktin se ai ishte homoseksual.

Postuar: 13/11/2019 - 15:45

Ju ndoshta keni tashmë vendet tuaja të preferuara të fshehjes, por a janë ato sa më të sigurta si

Postuar: 13/11/2019 - 15:40

Një i ri u arrestua nga karabinierët në Montecorvino Pugliano, në provincën e Salerno, Itali me a

Postuar: 13/11/2019 - 13:52

Tom dhe Delma Ledbetter, nga Teksasi, ishin njohur nga një shoku i përbashkët kur ishin fare të r

Postuar: 13/11/2019 - 12:45

Kishte rezervuar pushimet familjare në një hotel luksoz me 5 yje në Egjipt, nga fotot që kishin p

Postuar: 13/11/2019 - 12:03

Mediat e huaja së fundmi kanë shkruar për njeriun më të famshëm të drogës, Pablo Escobar, veprime