BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Lifestyle

10 mënyrat për të kuptuar nëse një çantë Louis Vuitton është falso apo jo!

10 mënyrat për të kuptuar nëse një çantë

Nëse do t’ju kërkonim të mendonit një markë luksoze çantash që ju pëlqen me siguri shumica do të ishin në një mendje: Louis Vuitton. Kjo markë mes shumë të tjerave luksoze, vazhdon të pëlqehet ende dhe ka mbetur popullore ndër shekuj. Komplania luksoze franceze ka shitur artikuj lëkure që në vitin 1854, mirëpo artikulli më popullor i kësaj marke mbetet padyshim që çanta LV. Disa prej jush mund ta kenë një çantë të Louis Vuitton, ose jeni në grupin tonë: ato që ëndërrojnë ta kenë. Disa gjejnë ngushëllim duke blerë çanta falso, ose imitime shumë të mira të kësaj marke. 

Logoja

Logoja u krijua më shumë se një shekull më parë për të kundërshtuar prodhimin e falsifikimeve. Të gjitha çantat e Louis Vuitton (me përjashtim të disave të vjetra) e kanë logon simetrike me anën tjerër të çantës. Vetëm modeli Louis Vuitton Speedy e ka logon me kokë poshtë. Kjo do të thotë se një çantë Louis Vuitton Speedy është origjinale nëse e ka logon LV me kokë poshtë.

Vendi i prodhimit

Kur kontrollni vendin e prodhimit, mos u shqetësoni nëse shikoni “Made in USA”, ose një vend tjetër që nuk është Franca. Çantat e markës Louis Vuitton janë prodhuar edhe në Spanjë, SHBA, Itali, Gjermani. Shumë prej tyre sot janë bërë edhe në Kinë.

Lëkura

Lëkura e çantave Louis Vuitton origjinale është më e errët se ato falso. Bëni një provë përpara se ta blini. Lëkura e LV origjinale është e thatë. Nëse ndjeni se prekja ju jep një ndjesi vajore ose të rrëshqitshme, ju keni të bëni me një çantë falso. Një tjetër mënyrë për të zbuluar nëse një çantë LV është falso apo jo, është duke kontrolluar rripat e çantës. Çantës origjinale të Louis Vuitton fillojnë t’i errësohen rripat. Nëse çantës suaj Louis Vuitton nuk i ndodh kjo gjë, atëherë me siguri keni një version falso.

Astari

Astari original i një çante Louis Vuitton nuk është kurrë ngjyrë kafe e errët. Ato variojnë në nuancat e grisë. Çantat origjinale nuk kanë një astar kamoshi, edhe pse ka ndonjëherë material pambuku në varësi të modelit. Çantat Louis Vuitton Damier Ebene kanë pasur historikisht një mikrofibër të kuq.

Zinxhiri dhe pajisjet metalike

Zinxhiri i çantave Louis Vuitton ka cilësinë më të mirë Talon ose Eclair. Ndërsa sa i përket pjesëve metalike, ato nuk duken asnjëherë si të lira dhe nëse janë të dëmtuara, me siguri ajo çantë është falso. Mos harroni të kontrolloni pullën e logos LV në tërheqjen e zinxhirit: duhet të ketë një pamje të mprehtë dhe të qartë. Më e rëndësishmja, pjesa metalike e një çante Louis Vuitton është prej bronzi, argjendi.

Kodi

Kodi i datës mund të përcaktojë vërtetësinë e çantës suaj. Por mbani mend: jo të gjitha çantat me kode janë autentike dhe jo të gjitha çantat pa kod janë falso. Shumica e çantave origjinale të Louis Vuitton kanë një kod date dhe një numër serie, por jo një numër modeli. Kodi i datës përbëhet nga 6 karaktere: duke filluar nga e majta, 2 karakteret e parë janë shkronja ndërsa 4 të tjerat janë numra. Çantat Louis Vuitton në vitet e hershme të 80’ kishin vetëm 3 ose 4 shifra, ndërsa ato që ishin bërë gjatë viteve 80’ kishte 2-4 numra të ndjekura nga dy shkronja. Ndërsa  në vitet 90’ kodi i datës përbëhej nga dy shkronja të ndjekura nga katër numëra. Dy shkronjat e para tregonin vendin ku ishte prodhuar ndërsa numrat tregonin muajin dhe vitin kur është prodhuar. Që nga viti 2007 Louis Vuitton ka një tjetër sistem të leximit të numrit serial: Në vend të shifrës së parë dhe të tretë që është muaji, tani tregon javën e vitit që është bërë çanta.

Stampa dhe shkrimi

Një nga detajet më të dukshme në stampën e Louis Vuitton është shkrimi që përdor. Një çantë origjinale ka një “O” të realizuar në mënyrë perfekte, ndërsa “L” ka një bish të shkurtër. Një tjetër detaj është: Emri i vendit ku është prodhuar duhet të jetë shkruar me shkronja kapitale.

Etiketat

Nëse çanta juaj ka etiketat origjinale, siguroni që ato të jenë të bardha me kafe të errët dhe me barkod të zi. Ato nuk janë kurrë të verdha, ndërsa etiketa tjetër do të ketë numrin e modelit, emrin e saktë francez të çantës dhe barkodin.

Qeset në formë trajste

Nëse është Louis Vuitton origjinale me siguri është pambuk 100 për qind. LV e stampur në të është në ngjyrë të errët. Nëse është në ngjyrë të kuqe është e falsifikuar.

Çmimi

Kjo është gjithashtu një mënyrë e mirë për të zbuluar nëse një çantë Louis Vuitton është origjinale apo jo. Një çantë e tillë nuk është asnjëherë e lirë. As dyqanet origjinale të markës franceze nuk kanë zbritje ose shpërndarje me shumicë. Kostoja e artikujve të Louis Vuitton është konstante gjatë gjithë vitit.