Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

10 rrengjet psikologjike për t’i lexuar njerëzit në një takim ose bisedë

Postuar: 18/01/2019 - 13:44

Ne marrim 55% të informacionit nëpërmjet komunikimit jo verbal, si për shembull lëvizjet e fytyrës dhe gjeste të tjera të trupit. Duhet t’i keni parasysh këto sinjale që njerëzit japin pa e kuptuar. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre sipas ‘The Bright side’:

 
1-Mbyllja e syve. Kur dikush është duke komunikuar me ju dhe mbyll sytë kjo tregon se ai është duke fshehur diçka.
 
2-Të mbuluarit e gojës. Ky është një gjest i mbetur nga fëmijëria, kur vendos dorën tek goja kjo tregon se po përpiqesh të mos thuash diçka.
 
3-Te kafshosh syzet. Nëse shikoni dikë qe është duke kafshuar pjesë të syzeve kjo tregon se diçka i shqetëson ata.
 
4-Të nxjerrësh ne pah fytyrën. Ky është një gjest i bërë më së tepërmi për të tërhequr gjininë e kundërt. Të mbështesësh fytyrën tek duart është njësoj si të thuash “Më shiko. Kjo jam unë”.
 
5-Të fërkosh mjekrën. Kur dikush fërkon mjekrën atëherë ky person është në mendime të thella.
 
6-Kryqëzimi i krahëve. Ky është gjesti më i përdorur nga njerëzit. Tregon se dikush është i irrituar, në humor të keq ose thjesht po përpiqet të distancohet nga njerëzit e tjerë
 
7-Rregullimi i qëndrimit. Kur dikush rregullon qëndrimin dhe drejton trupin tregon një interes ndaj personit me të cilin është.
 
8-Të shtrish trupin duke u afruar. Kur jeni me dikë dhe ju shtrini trupin tuaj ndaj atij personi duke u afruar me të tregon një pëlqim dhe interes ndaj atij personi.
 
9-Të mbështeturit në karrige. Kur dikush mbështetet me kurriz në karrige dhe largohet nga ju atëherë ky person është i lodhur dhe i mërzitur nga prania juaj ose biseda.
 
10-Të lëkundurit në majë të gishtave. Kur dikush lëkundet në majë të gishtave atëherë ai është në ankth, por nëse kërcen në maj të gishtave atëherë ai ka vetëbesim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 22:45

Nëse mendoni se femrat i zgjedhin partnerët nga bukuria e keni gabim. Një femër e zgjedh mashkullin e jetës së saj në bazë të faktit se sa kujdeset për higjienën vetjake.

Postuar: 18/08/2019 - 21:33

Një pushues britanik në Francë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u rrëzua nga ballkon

Postuar: 17/08/2019 - 23:24

Një grua mund t'i japë fund një lidhjeje edhe pse mund të jetë shumë e dashuruar!

Postuar: 17/08/2019 - 22:14

Sa herë kemi dëgjuar këshilla nga prindërit "ha një banane para se të shkosh në punë" o

Postuar: 17/08/2019 - 12:30

Ditët e fundit në Itali po qarkullon gjerësisht lajmi i fituesit të më të madh në historinë e lot

Postuar: 16/08/2019 - 23:58

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 17 gusht 2019.