Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

20 000 euro i duhen për t’u bërë djalë, flet për herë të parë publikisht transgjinori shqiptar: Nuk është e drejtë me jetu në këtë trup

Postuar: 14/05/2019 - 19:39

Blerti është i pari trasgjinor shqiptar që po kryen kalimin nga vajzë në djalë. Ai është 29 vjeç dhe është nga Gjakova, por prej disa vitesh jeton në Prishtinë.
I riu tregon se gjithmonë e ka ndjerë se jeton brenda një trupi të gabuar. Po ashtu ai ka treguar se edhe pse ka lindur si vajzë gjithmonë është ndjerë djalë.
 
Dikur quhej Blerta, por kurrë nuk është ndjerë si një vajzë, kjo pasi gjithmonë i priste flokët shkurt dhe vishej si djalë.
Prej gati një viti Blerti është në fazën e marrjes së hormoneve. Kjo fazë  i ka trashur zërin dhe i ka shtuar qimet në trup.
 
Po ashtu ai tregon se për t’u bërë nga vajzë në djalë duhen 20 000 euro.
 
Brenda vitit 2019 ai dëshiron të kryejë edhe dy ndërhyrje fizike, mastektomi dhe metoidioplastik, që do ta shndërrojnë plotësisht në një djalë. Gjatë një interviste për emisionin  “Exclusive”, ai ka thënë:
Jeta është shumë e shkurtër nëse ke një jetë të mirë dhe është shumë e gjatë nëse nuk ndjehesh i plotësuar. Në trupin që kam nuk ndjehem 100% vetja dhe nuk është e drejtë me jetu në këtë trup. Ç do person meriton me jetu i lumtur, kështu që çfarëdo që e bën të lumtur nuk e dhunon ligjet e natyrës, qoftë edhe ndryshimi i seksit.’’ 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 23:45

Nëse veç keni dashur ta dini se si do të dukeni pas 30-40 viteve, atëherë tani këtë jua mundësoi aplikacioni i famshëm FaceApp.

Postuar: 18/07/2019 - 20:28

Tregohuni të kujdesshëm që gjithçka ta konsumoni në sasinë e duhur.

Postuar: 18/07/2019 - 20:20

Ngjarje të tilla janë mjaft të rralla.

Postuar: 18/07/2019 - 19:43

Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese, ndërsa po kryente marrëd

Postuar: 18/07/2019 - 19:05

Një peshkatar ka gjetur në det një shishe që mbante brenda një letër të shkruar 50 vite më parë

Postuar: 18/07/2019 - 18:26

Kur zbuloi se e shoqja kishte të dashur, humbi toruan dhe pasi zbuloi rivalin në dashuri, mori nj

Postuar: 18/07/2019 - 18:14

Ky rast i pazakontë i një gruaje nga Britania e Madhe është bërë viral në rrjet.