Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

30 mijë euro shpërblim për çdo punonjës, kompania e çelikut bën padashje transfertën që i lumturoi të gjithë

Postuar: 12/11/2018 - 23:14

Punonjësit e një kompanie në Belgjikë janë lumturuar shumë kur kanë parë në llogaritë e tyre bankare 30 mijë euro shtesë.Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një uzinë të shkrirjes së çelikut ku punonjësit kaluan një fundjavë vërtet të këndshme pas lajmit që morën.Por për fatin e tyre të keq u zbulua se paratë, ishin hedhur në llogarinë e tyre nga një gabim i stërmadh pasi në fakt, ata do të merrnin një bonus prej vetëm 100 eurove.

Sidoqoftë, pati nga ata që përfituan diçka… disa u nxituan t’i përdornin më së miri fondet, paguan borxhe apo edhe i luajtën në kazino…por tani, kompania i kërkon paratë mbrapsht.
 
Një nga punonjësit ka treguar:
 
U shokova kur pashë gjendjen e llogarisë sime. Por dukej se ishte një gabim, ndaj nuk preka asgjë. Mora vetëm pagën dhe e lashë mënjanë pjesën tjetër deri sa të mësoja diçka më shumë.”
Nuk është bërë e qartë se sa nga 230 punonjësit e uzinës, me pagë mesatare 1600 euro në muaj, morën bonusin gjigant por, siç bëhet e ditur, janë të paktë ata që e kanë pësuar dhe janë të detyruar tani të kthejnë pas çdo cent.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/05/2019 - 07:07

Dashi

Postuar: 19/05/2019 - 17:56

Një lloj aksesori që e bën çdo femër që të duket super elegante dhe sensuale është pa diskutim rr

Postuar: 19/05/2019 - 15:20

Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë.

Postuar: 19/05/2019 - 15:07

Martesa është një hap i rëndësishëm në jetë.

Postuar: 19/05/2019 - 08:57

Ky është horoskopi për ditën e diel, 19 maj 2019 që Noa.al sjell për ju.

Postuar: 18/05/2019 - 07:21

Dashi

Postuar: 17/05/2019 - 19:14

Një shqiptar nga Kosova ka bërë diçka me të vërtetë të rrallë në Afrikë.