Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të
x

Lifestyle

42-vjeçari 'bën namin', blen 3 Rolex dhe Porsche 140 mijë dollar me para të ...

42-vjeçari 'bën namin',  blen 3 Rolex dhe Porsche 140

Një burrë në Florida është arrestuar për vjedhje pasi ai “bleu” një Porsche prej 140,000 dollarësh me dollar false të printuara nga kompjuteri i tij.

Casey William Kelley, 42 vjeç, i cili është nga Ëeëahithcka, përdori kartëmonedhat false për të blerë një Porsche në Destin, Qarku Okaloosa më 27 korrik dhe u largua para se shitësit të kuptonin falsitetin e parave.


Në një imazh të siguruar nga policia, Kelley pozon përkrah veturës sportive gjermane.

Porsche u raportua e vjedhur në Zyrën e Sherifit të Qarkut Okaloosa pasi u konfirmua se paratë ishin thjesht printime nga kompjuteri.

Një ditë pasi mori Porsche, Kelley përdori përsëri dollar false për të blerë tre ora Rolex.

Ai printoi 61,521 dollarë dhe i përdori ato në një argjendarie në Miramar Beach të martën e kaluar.