BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Lifestyle

5 gjërat që nuk duhet t’i bësh kurrë për një djalë, edhe nëse e doni shumë 

5 gjërat që nuk duhet t’i bësh kurrë për një

Nëse ke rënë kokë e këmbë në dashuri me dikë ose je ende e pasigurt, nuk është një situatë e lehtë për t’u kuptuar, megjithatë mund të jesh në gjendje të kuptosh nëse dikush ka nevojë për ty, të pranon ty për atë që je apo nuk është në të njëjtën rrugë me qëllimet dhe interesat e tua. Kujdes, mund të jesh ende në kohë për të kuptuar që duhet të ndërrosh rrugë. Femrat e forta nuk bëjnë kurrë kompromise me këto gjëra. Ja cilat janë disa pika që një femër e fortë nuk i bën kurrë për një mashkull.

Të ndryshojë pamjen e jashtme

Nëse partneri yt të do për atë që je, nuk do të të propozojë kurrë që të ndryshosh pamjen, sepse ai të pëlqen ndryshe. Nëse ai të do, të do ashtu siç je, edhe me flokët e kuq, të zinj apo biondë, pavarësisht sa e shëndoshë apo e dobët je.

Të heqë dorë nga pasionet

Absolutisht askush nuk ka të drejtë të të ndryshojë qëllimet që i ke vënë vetes në jetë dhe po ashtu nuk ka të drejtë të të rrëzojë ëndrrat dhe pasionet që i ke thurur prej vitesh. Është jeta jote dhe askush nuk ka të drejtë të të thotë si duhet ta jetosh atë. Një partner i denjë është ai që i vlerëson gjithmonë përpjekjet e tua, madje edhe të inkurajon të realizosh gjithçka do.

Të presë miratimin e tij

Një femër e fortë luan gjithmonë sipas rregullave të saj dhe nuk pret konfirmim për to. Duhet të jesh e sigurt dhe të shohësh vetëm përpara për vendimet që do të marrësh vetë pa pritur miratimin e partnerit. Je e rritur mjaftueshëm për të marrë vetë vendimet dhe për të ditur se çfarë është më e mirë për ty.

Të anulojë planet dhe objektivat

Është e ndryshme të riprogramosh planet apo objektivat që i ke vënë vetes nëse të del diçka e papritur dhe e rëndësishme, por kurrsesi nuk duhet ta bësh këtë, sepse ta kërkon partneri. Nuk duhet të jesh asnjëherë në gatishmëri për të ndryshuar planet sepse ai ka në kokë të tjera.

Të ndryshojë veten

Nuk mund të ndryshosh për asnjë mashkull, madje për asnjë njeri. Dhe në qoftë se të imponohen ndryshime, atëherë një marrëdhënie nuk mund të jetë e shëndoshë, vetëm nëse do ti vetë të ndryshosh. Nëse ai të thotë ‘po bëre x, y, z, atëherë do të jesh me mua”, ta dish që qëllimi i vërtetë i tij nuk është i njëjtë me ty. Asnjëherë mos harro kush je.