Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Lifestyle

6 fakte pse seksi është i mirë për shëndetin tuaj

6 fakte pse seksi është i mirë për shëndetin tuaj

A keni dëgjuar ndonjëherë dikë të thotë, “Ua ai person është i mjerë! Ai duhet të bëjë seks..."

Ky koment niset si ofendues, por jo domosdoshmërisht duhet të jetë i tillë. Seksi mund të jetë shërues, mund të ketë një ndikim të matshëm pozitivisht në gjendjen shpirtërore, si dhe në shëndetin tuaj fizik!

Në fakt, shumë studime kanë vërtetuar se seksi në të vërtetë ka efekte pozitive të shumta në shëndetin e përgjithshëm.

Seksi redukton simptomat e ankthit dhe depresionit

Seksi nuk është një kurë e përcaktuar për ankthin dhe depresionin, por hormonet pozitive që aktivizohen gjatë seksit reduktojnë simptomat e sëmundjeve të lehta mendore. Këto përfshijnë dopaminën, endorfinat dhe oksitocinin që mund të forcojnë gjendjen shpirtërore, të rrisin dhembshurinë dhe t'ju ndihmojnë të lidheni me partnerin tuaj.  Ndërsa nivelet e këtyre kimikateve rriten me seksin, niveli i kortizolit, hormoni kryesor i stresit, gjithashtu ulet me seksin. Më shumë seks, më pak stres.

Mund të largojë mendjen nga gjëra të tjera

Seksi është si një “arratisje” nga stresi i përditshmërisë. Sigurisht, duhet të përqendroheni shumë kur bëni seks, kjo për të kënaqur partnerin tuaj dhe veten. Nëse jeni të shpërqendruar nga ankthet e përditshme, përpiquni të përqendroheni në çdo ndjesi të vogël fizike që po përjetoni.

Një lloj aktiviteti fizik

Mirë, nuk është një stërvitje e plotë, por seksi mund të konsiderohet një ushtrim i lehtë dhe është më pak i mërzitshëm se sa ecja me shpejtësi në rutine. Një studim arriti në përfundimin se gjatë një shetitjeje prej 25 minutash, burrat djegin afërsisht 100 kalori, ndërsa gratë djegin rreth 69 (po, 69). Edhe pse digjni vetëm një numër të vogël të kalorive, jeni duke u marrë me aktivitete fizike, gjë që është e mirë për shëndetin tuaj mendor! Seksi mund të zvogëlojë depresionin dhe ankthin, kështu që vazhdoni me një regjim të mirë të raporteve seksuale.

Seksi ju ndihmon të flini gjumë

Marrja e gjumit të mjaftueshëm është thelbësore si për shëndetin mendor ashtu edhe për shëndetin fizik. Thjesht mendoni se sa keq ndiheni kur keni fjetur pak dhe sa mirë ndiheni kur keni fjetur mjaftueshëm. Pra nëse keni probleme me gjumin, duhet të provoni se pasi keni bërë seks gjumi do ju zërë më shpejt. Hormonet e lëshuara ju ndihmojnë të ndjeheni më të qetë dhe të gatshëm për shtrat. Nëse keni një orgazmë, atëherë hormoni prolaktin lëshohet, gjë që do t'ju bëjë edhe më të përgjumur.

Seksi tip “Fifty shades of Gray” është i lidhur klinikisht me mirëqenien

I njohur si seksi jo-vanilje ka sigurisht përftimet e tij. Studimet kanë treguar së çiftet që merren me BDSM janë komunikues më të mirë se çiftet që nuk e bëjnë. Ata që praktikojnë BDSM raportojnë gjithashtu një sens relativisht më të lartë të mirëqenies dhe humorit. Ata janë gjithashtu më të gatshëm të provojnë gjëra të reja.

Masturbimi është po aq i dobishëm.

Nuk keni partner apo nuk ju pëlqen martesa? Nuk ka problem, masturbimi ka përfitimet e veta. Ky akt vetëkënaqësie me veten tuaj ju mëson të komunikoni me trupin tuaj dhe të kuptoni se çfarë ju pëlqen më shumë.

Si përfundim nëse të gjitha këto pika ju bëjnë të doni të bëni seks, atëherë nuk e di se çfarë do! Vetëm mos harroni të praktikoni seks të sigurt, të shmangni vendimet jo të shëndetshme të seksit dhe, natyrisht, argëtohuni dhe kënaquni me kënaqësinë që ju jep akti seksual. Oh, dhe mos harroni prezervativët.