Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Lifestyle

6 gjëra çuditërisht të thjeshta që gratë duan në krevat dhe ju s’po i bëni

6 gjëra çuditërisht të thjeshta që gratë duan

Një partner që përpiqet për kënaqësinë  e tyre.

Gruaja nuk është si dora apo çdo mjet tjetër masturbues që mund ta përdorësh derisa të arrish orgazmën dhe ta mbyllësh me aq. Të jesh një partner i mirë do të thotë të përpiqesh edhe për të njësoj si për veten.

Qetësi mendore kur vjen puna tek mbrojtja.

Përgatituni dhe pajisuni me një prezervativ, vetëm nëse vendosni bashkë të mos përdorni. Ndryshe mos u ankoni nëse ajo largohet nga dhoma apo kudo ndodheni dhe ju lë me penisin varur.

Një orgazëm.

Seksi nuk duhet të përfundojë vetëm me orgazmën e mashkullit, aq më tepër nëse ajo nuk e ka kaluar ende të sajën. Nëse e dini që do të jeni shumë të lodhur pas orgazmës tuaj, sigurohuni që ajo të përjetojë të sajën përpara jush. Nuk është shkencë, sic d ti të kënaqesh, do edhe partnerja.

Komunikim.

Seksi pa fjalë dhe vetëm me hungërima dhe pasthirrma ka kohën e tij, por është gjithnjë bukur të kesh në krah dikë që të pyet çfarë do, apo nëse do doje të ndryshojë diçka.

Një krevat i pastër.

Është e vështirë ta lëshosh veten nëse mund të ndjeni kocka poshtë kurrizit, apo të lëshoni kokën të qeta në një krevat ku mund të kenë djerësirë të tjerë përpara teje.

Paralojë.

Nuk është garë derisa të arrini në pikën e finishit. Merrni kohën tuaj dhe luani pak përpara se të nisë akti i mirëfilltë. Do ndiheni më të karikuar kështu.