BREAKING NEWS

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm’, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në vend

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë
x

Lifestyle

8 gjëra që askush nuk ju ka treguar për masturbimin

8 gjëra që askush nuk ju ka treguar për masturbimin

Në shumë vende të botës, çdo fjalë që lidhet me seksin vazhdon të jetë tabu. Shqipëria është një prej tyre, ku tema si marrëdhëniet seksuale apo masturbimi, konsiderohen si të patrajtueshme. Edhe pse secili prej nesh i bën dhe janë shumë normale, madje sipas shumë studimeve edhe të shëndetshme. 

Nuk ekziston mundësia që ju të kënaqeni aq shumë nga masturbimi, sa më pas të jetë e pamundur që të shijoni seksin me një person.

Shpesh mendohet se duke qenë perfeksionit në kënaqjen e vetes, dikush tjetër nuk do të jetë në gjendje të arrijë atë nivel që vetëm ju njihni. Gaboheni! Prekja nga dikush ndryshon gjithmonë nga prekja e vetvetes.

Nuk është diçka e çuditshme që e bëjnë vetëm perversët.

Secili nga ne masturbohet. Edhe gjinekologu tek i cili ju këshilloheni, edhe miqtë tuaj ndërkohë që po flasin me ju në Whatsapp. Sepse siç e dimë në kohët moderne, të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë është një domosdoshmëri.

Nëse ju nuk kaloni në orgazëm gjatë masturbimit nuk do të thotë se jeni të pashpresë.

Mos u shqetësoni të gjithëve i ndodh që në raste të caktuara të mos arrijnë, sidomos në fazat e para eksploruese. Ose është thjesht një ditë e ngarkuar psikologjikisht, provojeni të nesërmen.

Jo, nuk është e thënë të përdorni gishtat si një mini penis në vaginën tuaj.

Pjesa më e madhe e femrave shpesh nuk mund të arrijnë orgazmën nga penetrimi me anë të penisit, jo më nga diçka 3 centimetra si gishtat.

Quhet masturbim edhe nëse po luani prej orësh me vulvën tuaj duke parë ndonjë film erotik.

Nëse po prekeni dhe po kënaqeni megjithëse nuk përjetuat 4 orgazma shpërthyese, kjo është një shenjë e mirë. Ka raste kur përjetohen orgazma të shpejta, por pjesa e hyrjes në lojë është aq e shkurtër sa duket sikur nuk ndodhi asgjë.

Të masturboheni ndërkohë që keni një të dashur, nuk ju bënë vajza të këqija.

Edhe pse nuk mund të keni ankesa për të dashurin tuaj, ai me siguri masturbohet me raste, kështu që mos u ndjeni fajtore. Ndodh që ai nuk është aty për ju, që t’ju kënaq, kështu që ç’të keqe ka.  Ju sugjerojmë edhe të provoni të masturboheni para atij. E sigurt se nuk do të përmbahet para një skene të tillë!

Të përdorni lodra seksi gjatë masturbimit ju ndihmon.

Ka shumë njerëz që krijojnë aq shumë varësi ndaj lodrave të seksit, p.sh ndaj vibratorit, sa nuk mund të arrijnë më orgazma pa ndihmën e tyre. Rrisin intensitetin e kënaqësisë dhe ju nxjerrin nga monotonia e të njëjtit proces, thotë Dritare.net.

Nëse po masturboheni dhe nuk po ndjeni kënaqësi askush nuk do të zhgënjehet.

Mund të eksperimentoni edhe preferenca të çuditshme, pa marrë leje. Nuk duhet t’i tregoni askujt se po e teproni, të rrisni presionin, apo ta merrni më avash. Gjithçka komandohet nga ju. E ku ka më bukur!