Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Lifestyle

A duhet të gatuani në tenxheren me presion? E vërteta që ndoshta nuk e dinim deri sot

A duhet të gatuani në tenxheren me presion? E vërteta që

Të gjithë mund ta përdorim pasi është mënyra më e shpejtë për përgatitjen e ushqimit. Disa vite më parë që kur doli tenxherja me presion, gratë kanë gjetur zgjidhjen perfekte për të gatuar shpejt vaktet.

Me kalimin e viteve, modelet e tenxhereve me presion u bënë më të larmishme e me forma të ndryshme. Por a eshte i shëndetshëm gatimi me tenxheren me presion?

Shumë njerëz besojnë se gatimi me tenxhere presioni nuk është i shëndetshëm për shkak të presionit dhe temperaturës së lartë. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se gatimi në tenxheren me presion është mënyra më e mirë për ruajtjen e beta karotenit dhe acidit askorbik tek spinaqi.

Studime të tjera shpjegojnë se gatimi i brokolit në këtë tenxhere ruan 90% të vitaminës C.

Gatimi me avull dhe zierja ruajnë respektivisht 78% dhe 66% të vitaminës C.