BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Lifestyle

A e dini nga çfarë frikësohen femrat kur bëjnë seks për herë të parë?

A e dini nga çfarë frikësohen femrat kur bëjnë seks

Që ta përjetoni seksin, është e nevojshme që të shliroheni dhe të liroheni nga frikërat e paarsyeshme. Nëse keni frikë nga të bërit dashuri, asnjëherë nuk do të mund ta përjetoni atë.

Ja cilat janë gjërat më të shpeshta të cilave vajzat e virgjëra ua kanë frikën.

Organi i madh gjenital

Shumë vajza i frikësohen seksit sepse frikësohen nga madhësia e penisit. Ato kanë përshtypjen se organi i madh gjenital do t’u shkaktojë dhimbje. Kjo është arsyeja pse ato vendosin të mbesin më gjatë të virgjëra.

Humbja e virgjërisë

Për shumë vajza virgjëria paraqet një pasuri e cila duhet t’i dhurohet një mashkulli vërtetë të veçantë. Kjo është edhe arsyeja që disa prej tyre shumë herët angazhohen në seks oral ose anal. Dhimbja gjatë shpërthimit të himenit mund të frikësojë një numër të madh femrash duke zvogëluar dëshirën e tyre për përvoja të reja në shtrat.

Dhimbja

Femrat kanë frikë nga përvoja e parë seksuale për shkak të dhimbjes. Megjithatë pas përvojës së parë shpejt vjen kënaqësia. Një ose dy herë mund t’ju ndodhë të përjetoni dhimbje, por me kalimin e kohës ajo do të zhduket. Përndryshe frika nga dhimbja është e natyrshme dhe partneri juaj do duhej ta kuptonte.

Shtatëzënia

Pasi bën seks, secila femër rrezikon të mbetet shtatëzënë. Seksi pa përdorimin e kondomit mund të jetë argëtues dhe pasionantë, por mund të jetë edhe i rrezikshëm. Jo vetëm për shkak të shtatëzënësisë por edhe për shkak të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Femrat përfshihen shpesh në panik pasi nuk janë të gatshme të bëhen nëna.