BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia e spitalit 'Shefqet Ndroqi' në Tiranë, policia jep detajet e para

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia
x

Lifestyle

A e dini përse është e ndaluar të qeshësh në foton e pasaportës? Zbulojeni tani arsyen

A e dini përse është e ndaluar të qeshësh në foton

Shumë prej nesh mund të na lindi pyetja në kokë se përse është e ndaluar të qeshësh në fotot e pasaportës.Në të vërtetë, çipi në pasaportë përmban të dhëna biometrike për ju, të cilat merren nga fotografia.

Kjo foto skanohet, duke llogaritur distancën midis syve, majës së hundës dhe mjekrës, për të marrë një “hartë” matematikore ose algoritmi i fytyrës.

Çdo gjë që mund të prishë ose parandalojë llogaritjen e këtyre masave ose të parandalojë llogaritjen e këtyre masave,  të tilla si mbajtja e syzeve ose një buzëqeshje e gjerë, zvogëlojnë efikasitetin e algoritmit.

Duke buzëqeshur, softueri për njohjen e fytyrës mund të mos e njohë fytyrën e personit.

Pra, kur goja është e hapur, skaneri biometrik e ka të vështirë të punojë në mënyrë efektive.

Kjo ndodh për shkak se skanerët biometrikë të fytyrës i identifikojnë nga 14-20 pika në fytyrën tuaj (majën e hundës, sytë, buzët, etj.), ndërsa kur buzëqeshni, këto pika ndryshojnë dhe mund të ketë vështirësi në identifikimin e personit.

Për shkak të kësaj, sistemi biometrik funksionon më së miri nëse rrini drejt dhe me një pamje serioze.

Kur kaloni përmes portës elektronike në aeroporte, kamera skanon fytyrën tuaj dhe bën llogaritjet tuaja të matjes së fytyrës.

Kompjuteri pastaj kontrollon nëse matjet në fytyrën tuaj përputhen me ato në foton e pasaportës.

Në rast se matjet në skanerin e aeroportit dhe në pasaportë nuk përputhen, atëherë do të jeni në telashe të mëdha.