Lifestyle

A e dini se cila ka qenë kafsha e parë që ka ecur mbi Tokë? Bëhet zbulimi i madh

A e dini se cila ka qenë kafsha e parë që ka ecur mbi Tokë?

Cila ishte kafsha e parë që shëtiste në Tokë dhe merrte frymë me oksigjen atmosferik, duke nisur daljen nga oqeanet dhe kolonizimin e planetit? Përgjigjja është te një fosil që ka qenë mbyllur për 35 vjet në një sirtar në Muzeun e Gjeologjisë të Universitetit të Wisconsin-it, i rizbuluar së fundmi nga paleontologu Otterbein Andrew Wendruff, i cili botoi studimin e tij.

Kafsha, e cila quhet Parioscorpio venator, është një akrep i vogël pak më shumë se 2 centimetra i gjatë, që jetuar gjatë periudhës Silurianit, 437 milionë vjet më parë, në Wisconsin-in e sotëm. Anatomia e tij sugjeron që ishte një kafshë e aftë të jetonte si nën ujë ashtu edhe në ajër të hapur.

Fosili i Parioscorpio (në të vërtetë, fosilet, pasi që janë gjetur dy) është veçanërisht interesant, sepse ka karakteristika hibride, mes paraardhësve të tij ujorë dhe pasardhësve tokësorë. Nga e para, për shembull, kafsha merr sytë, të vendosur përpara, si butakët modernë. Me këta të fundit ka të përbashkët praninë e një qelbi dhe, mbi të gjitha, një seri tubash që lidhin sistemi i tij të qarkullimit të gjakut me sistemin e frymëmarrjes, një tregues i aftësisë së tij për të absorbuar oksigjenin nga ajri, i quajtur ndryshe "frymëmarrja në tokë". Të njëjtat struktura, shpjegon Wendruff, gjenden në një artropod tjetër primitiv, gaforren me patkua, i cili gjithashtu ndodh të jetë i aftë për jetën amfibe.