BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Lifestyle

A e ndryshon seksi madhësinë e vaginës? Gjinekologët japin përgjigje

A e ndryshon seksi madhësinë e vaginës? Gjinekologët japin

Në mos t’ju ketë shkuar juve ndërmend kjo pyetje, me shumë mundësi, e keni gjetur veten të paktën një herë të përfshirë në një bisedë të tillë, ku flitet për seksin, numrin e partnerëve dhe si ndikon kjo gjë në organin gjenital të femrës!

Mendojmë se ka ardhur koha, të mësojmë një herë e mirë se si funksionon vagina, si ndryshon kjo e fundit ndër vite dhe a ndikon seksi apo numri i partnerëve në formën e madhësinë e saj.

Duket se kjo pyetje mundon miliona njerëz në botë ndaj autori i librit Love Sex Again, Lauren Streicher, doktor e profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Shkollën Feinberg Northwestern në Universitetin e Mjekësisë është përgjigjur për revistën e specializuar Women’s Health.

Ai shkruan se trupi i femrës është elastik dhe nëse koka e një foshnjeje nuk mund ta “shformojë” atë përgjithmonë një penis nuk mundet kurrësesi. Vagina është një organ i përbërë prej indeve muskulore, gjë që përkthehet në elasticitet !

Ky organ mund të ndryshojë madhësi si një sustë e më pas të rikthehet sërisht në gjendjen fillestare (pas lindjes sigurisht që e humbet elasticitetin, por me ushtrime muskujt e vaginës tonifikohen).

Vagina e një femre ndryshon fizikisht ndër dekada, dhe në rrethana kur ajo zgjerohet tej normales nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi ky organ vetëpastrues është po ashtu edhe elastik.